Sport

Guardiola befason: Rodri, në listën e UEFA-s për “play-off”-et e Champions League

Përfshirja e Rodrit në skuadrën e Champions League rrit mundësinë që ai të mund të luajë sërish para fundit të sezonit.

7 Shkurt 2025, 16:56 Nga DOSJA
Guardiola befason: Rodri, në listën e UEFA-s për

ANGLI - Lajmet e fundit po bien shi nga Anglia. Mesfushori i Mançester Sitit, Rodri është përfshirë në skuadrën për “play-off”-et e Ligës së Kampionëve, ku djemtë e Guardiolës do të përballen me Real Madridin, në një ndeshje dyshe në raundin e 16-të, zbulon Sky Sports UK.

Një risi absolute, duke marrë parasysh dëmtimin në gju që Rodri pësoi më 23 shtatorin e kaluar (në 2-2 kundër Arsenalit) dhe parashikimet për kohët e rikuperimit për fituesin spanjol të “Topit të Artë” në muajin mars, në skenarin më të mirë. Megjithatë, përfshirja e tij në skuadrën e Champions League rrit mundësinë që ai të mund të luajë sërish para fundit të sezonit.

Gjithashtu vlen të përmendet shtimi i nënshkrimeve të reja të janarit Abdukodir Khusanov, Omar Marmoush dhe Nico Gonzalez nga Pep Guardiola. Tre përforcimet e reja nga merkato e janarit do të jenë të gjitha të disponueshme për dy ndeshjet e planifikuara kundër “blancos” të Ancelottit më 11 shkurt në stadiumin Etihad dhe jashtë në Santiago Bernabeu të mërkurën më 19 shkurt. Nga lista, Vitor Reis u hoq në vend.

Lista e plotë e lojtarëve të regjistruar

Portierë: Ederson, Stefan Ortega Moreno, Scott Carson.

Mbrojtës: Manuel Akanji, Nathan Ake, Ruben Dias, John Stones, Abdukodir Khusanov, Josko Gvardiol.

Mesfushorë: Nico, Ilkay Gundogan, Jack Grealish, Kevin De Bruyne, Bernardo, Rodri, Mateo Kovacic, Matheus Nunes, James McAtee, Phil Foden, Jeremy Doku, Savinho.

Sulmues: Erling Haaland, Omar Marmoush.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll