Politike

Primaret/ Berisha: Koha është e ngushtë, por kjo nuk i përjashton ato

Ai shtoi se kryetari është i detyruar të zbatojë statutin. 

7 Shkurt 2025, 13:40 Nga M.B
Primaret/ Berisha: Koha është e ngushtë, por kjo nuk i
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se primaret nuk përjashtohen sepse ato janë me vendim statutor. Berisha tha se disa drejtues të PD-së kanë shprehur shqetësimin për primaret për shkak të kohës së ngushtë. Ai shtoi se kryetari është i detyruar të zbatojë statutin. 

"Kjo erdhi nga vota e diasporës. Sot kemi një përqendrim shumë të madh aty. Ju e patë besoj, këtyre iu janë fikur motorët. Nuk i presin më. Ku janë takimet e tyre? Një me katër në krahasim me ne. Nuk po i pret Durrësi këta. Socialistët e Durrësit e bënë për ujë të ftohtë padrinon. Na morët fytyrën, nuk mund të dalim me ju, nuk na pranojnë qytetarët", th Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Në shqetësimin e shprehur nga drejtues të PD, ka një të vërtetë, koha është e ngushtë, por kjo nuk i përjashton se ai është një vendim statutor, nuk është vendim i kryetarit. Kryetari është i detyruar të zbatojë statutin. Kjo erdhi nga vota e diasporës. Sot kemi një përqendrim shumë të madh aty. Ju e patë besoj, këtyre iu janë fikur motorët. Nuk i presin më. Ku janë takimet e tyre? Një me katër në krahasim me ne. Nuk po i pret Durrësi këta. Socialistët e Durrësit e bënë për ujë të ftohtë padrinon. Na morët fytyrën, nuk mund të dalim me ju, nuk na pranojnë qytetarët.

Po si mund t’i pranojnë kur këta kanë vjedhur në mënyrë të papërmbajtur. Si mund t’i pranojnë kur 5 vite pas tërmetit, as çereku i qytetarëve nuk kanë marrë zgjidhje. Ua kanë hequr edhe qiranë që paguanin. Nuk duan të na shohin me sy qytetarët, thonë ata. Të votuan në vitin 2021, por nuk të votojnë më. Kjo është e vërteta. Në diasporë nuk shkelin dot më. Dërgo, dërgo nga Tirana, por në fund të fundit ja këto janë. Do shkonte këtu, do shkonte aty, nuk shkoi kurrkund.

Zotohet se do bëhet kongresi botëror i ligjit dhe thotë se është ngjarje e madhe shumë. Atë kongres të tregoj se sa ngjarje do jetë... Pra, edhe njëherë u falënderoj dhe u ftoj nesër në protestë ta ndiqni dhe siç e shihni, kampi tjetër po shkon drejt shkërmoqjes. Socialistët çdo ditë e më shumë po e kuptojnë se nuk kanë parti dhe nuk i lidh asgjë me Edi Ramën. Rilindja është një sekt armiqësor për të gjithë shqiptarët.

sali berisha

Sondazh

Poll