7 Shkurt 2025, 13:08
Nga E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një konference me gazetarët u shpreh se është e papranueshme që një kryeministër të shpenzojë miliona euro për avionë privatë dhe vazo arti, ndërsa qytetarët përballen me vështirësi ekonomike. Gjithashtu Berisha tha se nuk ka vend dhe popull të qytetëruar që të pranojë dhe të tolerojë një kryeministër që i lejon vetes një jetë të shfrenuar si Edi Rama. Më tej Lideri i opozitës theksoi se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka dhënë dëshmi tronditëse për korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisë.
"Ajo që thashë unë është një e vërtetë e padiskutueshme. Nuk ka vend dhe popull të qytetëruar që të pranojë, të tolerojë një kryeministër që i lejon vetes një jetë të shfrenuar si Edi Rama. Të mendosh se meqë je kryeministër të takon të shpenzosh 20 mln euro me avion në dispozicion, në një kohë kur një mori vendesh për kryeministrat përdorin linjat e pasagjerëve, do të thotë se je i shkëputur kryekëput nga realiteti.
Të blesh 5 mln euro vazon, instilacionin sikur të ishte pronë e Surrelit, do të thotë se nuk ke asgjë, asnjë ndjesi për vuajtjet, problematikën që kanë qytetarët e tij. Do të thotë që je i papranueshëm për ta. Kjo është e vërteta. Është në dorën e qytetarëve, por nëse qytetarët nesër thonë se, nuk e durojmë dot më, Sali Berisha i mbështet ata plotësisht. Ky duhet të kishte dhënë dorëheqjen që të nesërmen. Më thoni, a hodhi poshtë ndonjë akuzë? Asnjë. I nxori altoparlamentët e tij, duke thënë se, ka qenë dhe ky zëvendës i tij.
Ai nuk e tha që nuk kam qenë zëvendës i tij. Ai tha kam qenë zëvendësi i tij dhe kam parë, këto e këto. Disa prej tyre ishin me dokumente. Kjo ishte mbrojtja që bëri Edi Rama. Edi Rama i ka bërë të gjitha këto, po ka qenë dhe ai. Ai tha mos e kanabizo Shqipërinë, ky nuk pyeti. Çfarë ti thuash atij. Ky bëri një shërbim shumë të madh vendit, ua them unë qytetarëve. Po mo, ka qenë zëvendës kryeministër, nuk mohon. Po zv/kryeministër por ai ishte një akt pendimi, ndaj po ju them," tha Berisha.
sali berisha
Politike
7 Shkurt 2025, 13:03
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ndal sërish në konferencën e sotme për shtyp tek intervista e ...
Politike
7 Shkurt 2025, 12:50
M.B
Mbreti Felipe VI dhe Edi Rama
SPANJA- Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë në Spanjë teksa fillimisht është takuar m...
Politike
7 Shkurt 2025, 12:41
M.B
Tedi Blushi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ishte sot i pranishëm në mbledhjen e ...
Politike
7 Shkurt 2025, 12:21
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithve për pjesëmarrje masive në...
Politike
7 Shkurt 2025, 11:46
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë mbledhjes me aleatët e Federatës së Bashkuar, u shpreh se...
Politike
7 Shkurt 2025, 11:42
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë mbledhjes me aleatët e Federatës së Bashkuar kritikoi ash...
Politike
7 Shkurt 2025, 11:39
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mori pjesë sot në një mbledhje me aleatët e Federat&eu...
Politike
7 Shkurt 2025, 11:29
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë sot në një mbledhje me aleatët e Federatës...
Politike
7 Shkurt 2025, 11:26
I.A
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa deklaroi se është paditur nga Mirel Mërtiri në lidhje me deklaratat q&eu...
Politike
7 Shkurt 2025, 11:10
M.B
Hashim Thaçi
HAGË- Babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit ndodhet në gjendje të rëndë sh&e...