Politike

"Kemi propozuar që emigrantët të mos paguajnë postën!" Skenari i protestës/ Berisha: Nuk duhet që armiku të dijë të gjitha taktikat tona

Lidhur me protestën Berisha tha se nuk duhet që armiku të dijë të gjitha taktikat tona, por theksoi se kjo do të jetë një protestë ndryshe.

7 Shkurt 2025, 13:33 Nga M.B
"Kemi propozuar që emigrantët të mos paguajnë
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot kanë propozuar që emigrantët të mos paguajnë postën. Berisha tha se këtë amendament PD e voton që nesër. Lidhur me protestën Berisha tha se nuk duhet që armiku të dijë të gjitha taktikat tona, por theksoi se kjo do të jetë një protestë ndryshe.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Nuk është e vërtetë. Ky ka qenë kushti ynë. Këtë amendament e votojmë ne. Nuk votojmë tjetrin ne, lëvizjen e afateve. Këtë që nesër, se është propozimi ynë, që emigrantët të mos paguajnë asgjë. Pse mos të paguajnë asgjë, sepse qytetarët në Shqipëri nuk paguajnë asgjë, thjeshtë për efekt barazie. Kjo rrjedh nga ky vendim.

Këta kanë kërkuar lëvizje afatesh burokratike, këto nuk i votojmë ne, nëse ata nuk pranojnë të votojnë me dokumente biometrike të vendit ku jetojnë, emigrantët shqiptarë. Nuk mund të ngrihem kundër amendamentit që kam propozuar unë. Ai është amendament i propozuar nga ne. Nuk mund të mendohet që ne të votojmë kundër…

Kjo nuk është protesta e parë. Kam qenë edhe në të tjera, por kjo është e veçantë. Kjo është një protestë tjetër, është një protestë në shesh. Ato ishin protesta me veprime. Skenari nesër do shpallet plotësisht se nuk duhet që armiku të dijë të gjitha taktikat tona.

sali berisha

Sondazh

Poll