Aktualitet

I dënuar me burgim përjetë për vrasjen e Dritan Lamajt, Gjykata e Strasburgut: Duhet të rigjykohet vendimi ndaj Arben Frrokut nga Gjykata Kushtetuese!

Avokati i Frrokut, Tonin Prendi rekursoi në Strasburg për disa shkelje çeshtjen Frroku e me datë 14 janar të këtij viti dhe gjykata dha verdiktin.

6 Shkurt 2025, 21:33 Nga N.F
I dënuar me burgim përjetë për vrasjen e Dritan Lamajt,
Arben Frroku

STRASBURG- Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka vlerësuar se procesi gjyqësor kundër Arben Frrokut, përmban shkelje të të drejtave të tij e si i tillë ai duhet të rigjykohet nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Avokati i Frrokut, Tonin Prendi rekursoi në Strasburg për disa shkelje çeshtjen Frroku e me datë 14 janar të këtij viti dhe gjykata dha verdiktin.

Dispozitivi që pranon ankimin e obligon Gjykatën Kushtetuese shqiptare të rigjykojë cështjen, krahas arsyetimit të përmbajtur në piken 22 ku urdhërohet gjyqësori shqiptar të qendrojë edhe njëhere në tërësine e problemeve që ngre mbrojtja, përbëjnë dështim të gjykatave tona në bërjen e drejtësise në rastin e Frrokut. Denimi i tij është konsideruar i padrejtë nga gjykata me garantuese e të drejtave të njeriut e rihapja e çështjes është tashme një mundesi objektive për zgjidhjen perfundimtare të saj.

I dënuar me burgim përjetë për vrasjen e Dritan Lamajt,

I dënuar me burgim përjetë për vrasjen e Dritan Lamajt,

I dënuar me burgim përjetë për vrasjen e Dritan Lamajt,

 

I dënuar me burgim përjetë për vrasjen e Dritan Lamajt,

 

I dënuar me burgim përjetë për vrasjen e Dritan Lamajt,

I dënuar me burgim përjetë për vrasjen e Dritan Lamajt,

 

I dënuar me burgim përjetë për vrasjen e Dritan Lamajt,

Biznesmeni Arben Frroku është dënuar nga Gjykata e Apelit me burg përjetë për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj në shkurt të 2013. Pas një kalvari gjyqësor, në Prill të 2015-s Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Pasi doli nga qelia, Frroku u largua nga Shqipëria ditën që Apeli i Krimeve të Rënda rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë dhe vendosi dënim me burgim të përjetshëm për Arben Frroku. Ky i fundit u kap në Holandë në prill të vitit 2006,  me pasaportë false greke. Ai mbante emrin Renato Xhepa, pra kishte një identitet të vjedhur.  Pas arrestimit Gjykata e Holandës vendosi për ekstradimin për në Shqipëri. Por ky i fundit deklaroi se nuk ishte dakord që të ekstradohej në Shqipëri, sepse kërcënohej për gjakmarrje.  Më 12 shkurt të 2016 gjykata e Strasburgut dha vendimin që Frroku të mos ekstradohej drejt Shqipërisë. Në këtë mënyrë ai i shpëtoi burgimit të përjetshëm.

 

arben frroku

Sondazh

Poll