Aktualitet

Plagosja me thikë në Korçë/ Policia identifikon autorin, shpallet në kërkim 22-vjeçari

Ngjarja raportohet se ka ndodhur pas një konflikti fizik mes dy të rinjve.

7 Shkurt 2025, 07:33 Nga E. D
Plagosja me thikë në Korçë/ Policia identifikon autorin,
fotot ilustruese

KORÇË- Autori që plagosi 26-vjeçarin Kostandin Ziu, është identifikuar nga policia. 22-vjeçari u paraqit mbrëmjen e së enjtes në spital me plagë thike në qafë.

Policia gjithashtu bën të ditur se po punohet për kapjen e 22-vjeçarit me iniciale J. R. Gjithashtu ngjarja raportohet se ka ndodhur pas një konflikti fizik mes dy të rinjve.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak Shtetasi K. Z., 26 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë. Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se shtetasi K. Z., 26 vjeç, është dëmtuar me mjet prerës nga shtetasi J. R., 22 vjeç, gjatë një konflikti fizik. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 22- vjeçarit J. R. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

kostandin ziu

Sondazh

Poll