Sport

Lazio i jep besim maksimal Hysajt, rikthehet në listën Europiane!

Shkodrani është kthyer në listë edhe në ndeshjet e Serisë A, ku tashmë ka një rol protagonisti.

6 Shkurt 2025, 19:49 Nga DOSJA
Lazio i jep besim maksimal Hysajt, rikthehet në listën Europiane!

ITALI - Elseid Hysaj përfshihet në listën e Lazios dorëzuar UEEA-s për kompeticionet evropiane, me ekipin bardheklatër pjesëmarrës në Europa League. Edhe pse në ndeshjen e fundit të Lazios Hysaj pësoi një dëmtim serioz që do ta mbajë jashtë fushave për të paktën një muaj, mbrojtësi shqiptar është tashmë konsiderohet i dobishëm në projektin e trajnerit Baroni.

Shkodrani është kthyer në listë edhe në ndeshjet e Serisë A, ku tashmë ka një rol protagonisti.

Për ndeshjet e UEFA-s Baroni ka llogaritur edhe blerjet e fundit, Reda Belahyane e Oliver Provstgaard, ndërsa Luca Pellegrini nuk do të mund të luajë as në kampionat, as në Europë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll