Sport

Skënderbeu befason Dinamon, një hap më afër gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë

Çerekfinalja e pare e Kupës së Shqipërisë është mbyllur me fitoren 2-0 të skuadrës korçare. Ndeshja e kthimit më 26 shkurt në Korçë

6 Shkurt 2025, 19:37 Nga DOSJA

Skënderbeu befason Dinamon, një hap më afër

ELBASAN - Skënderbeu ka befasuar Dinamon në çerekfinalen e parë të Kupës së 73-të të Shqipërisë. Në sfidën e pare të luajtur në “Elbasan Arena”, me blutë si skuadër pritëse, janë mundur 2-0 nga skuadra korçare.

Pas një pjese të parë pa gola, që foli më shumë për dinamovitët, formacioni i drejtuar nga Ernest Gjoka arriti të zhbllokojë sfidën në minutën e 51-të me anë të Bismark, i cili befasoi mbrojtjen dinamovite me depërtimin e tij dhe më pas mposhti portierin Teqja.

Në vijim, Dinamo e drejtuar nga Ilir Daja, pësoi edhe golin e dytë. Në fakt ishte një autogol i shënuar nga Lorran në minutën e 56-të, që vulosi fitoren e Skënderbeut me rezultatin 2-0.

Një fitore e merituar për Skënderbeun që hedh kështu një hap drejt kualifikimit për në gjysmëfinale, ndërkohë që një mision i vështirë shfaqet përpara Dinamos për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Korçë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll