Bota

Katër të vdekur në Filipine nga rrëzimi i avionit të marrë me qira nga ushtria amerikane

Në një deklaratë të lëshuar nga Komanda Amerikane e Indo-Paqësorit INDOPACOM, sqarohet se në rrëzimin e avionit kanë humbur jetën një pjesëtar i shërbimit amerikan dhe tre partnerë të huaj.

6 Shkurt 2025, 20:10 Nga N.F
Katër të vdekur në Filipine nga rrëzimi i avionit të
Foto ilustruese

FILIPINE- Katër persona humbën jetën pasi një aeroplan i marrë me qira nga ushtria amerikane u rrëzua sot në ishullin Filipine Mindanao. Lajmin e njoftuan autoritetet lokale dhe ambasada e SHBA në Manila. Në një deklaratë të lëshuar nga Komanda Amerikane e Indo-Paqësorit INDOPACOM, sqarohet se në rrëzimin e avionit kanë humbur jetën një pjesëtar i shërbimit amerikan dhe tre partnerë të huaj.

Avioni po kryente një mision inteligjence, mbikëqyrjeje dhe zbulimi me kërkesën e aleatëve filipinas. INDOPACOM thekson se në bord ishin katër persona dhe nuk ka të mbijetuar. Agjencia Filipine e Lajmeve (PNA) raportoi se avioni ishte një Beechcraft King Air 300, i cili u rrëzua në një fushë në komunitetin Abatuan. Shkaqet e rrëzimit të avionit mbeten të paqarta deri më tani.

rrezohet avioni ne filipine 4 viktima

Sondazh

Poll