Sport

Championsi i “ri”, një minier ari, ja sa fituan klubet italiane deri tani!

Ka një diferencë të madhe mes Interit, i cili kaloi në 1/8 e finales pa “Play Off”, krahasuar me Bolonjën, që u eliminua në fazën e Ligës.

6 Shkurt 2025, 17:51 Nga DOSJA
Championsi i “ri”, një minier ari, ja sa fituan klubet italiane

ITALI - Liga e re e Kampionëve është një mundësi e artë për skuadrat italiane për të mbushur arkat. Megjithatë, ka një diferencë të madhe mes Interit, i cili kaloi në 1/8 e finales pa “Play Off”, krahasuar me Bolonjën, që u eliminua në fazën e Ligës.

Interi

90.63 milionë euro . Kjo është shifra që fitoi Interi nga tetë ndeshjet e Champions League, duke përjashtuar të ardhurat nga stadiumi që mund të jenë ende shumë të larta, rreth 15 milionë në katër ndeshjet e para të luajtura në “San Siro”.

Atalanta

67.08 milionë euro fitoi Atalanta nga tetë ndeshjet e Ligës së Kampionëve, duke përjashtuar të ardhurat nga stadiumi, të cilat mund të jenë ende të mira, duke kaluar një milion euro për ndeshje.

Juventusi

66.42 milionë fitoi Juventusi nga tetë ndeshjet e Champions League, duke përjashtuar të ardhurat nga stadiumi që janë rreth 10 milionë në total për katër ndeshjet në shtëpi.

Milani

61.37 milionë. Kjo është shuma që Milani fitoi nga tetë ndeshjet e Champions League, duke përjashtuar të ardhurat nga stadiumi që mund të jenë ende të larta, rreth 15 milionë në katër ndeshjet e para të luajtura në “San Siro”.

Bolonja

34.92 milionë euro. Kjo është ajo që Bologna fitoi nga tetë ndeshjet e Champions League, duke përjashtuar të ardhurat nga stadiumi që janë rreth 5 milionë në total për katër ndeshjet në shtëpi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll