Aktualitet

Gjyqi ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, hidhet shorti për gjykatësin e rastit

Pasi çështja e tij ka kaluar në gjykim, Elteva Deda mësohet se do të jetë gjyqtarja që do të gjykojë Goron.

6 Shkurt 2025, 10:48 Nga M.B
Gjyqi ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, hidhet shorti
Jorgo Goro

TIRANA- Është hedhur shorti elektronik për gjykimin e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Pasi çështja e tij ka kaluar në gjykim, Elteva Deda mësohet se do të jetë gjyqtarja që do të gjykojë Goron.

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, u arrestua për shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqeje toke, që gjendet në fshatin Gjilekë të Dhërmiut, të cilën Gjykata e Posaçme e ka nën sekuestro. 

Këto sipërfaqe prej rreth 10 mijë metra katror janë sekuestruar nga SPAK dhe si përfitues fundor kishin ish-deputetin Artan Gaçi. Goro u arrestua në muajin mars 2024 pas kallëzimit te depozituar nga Fredi Beleri, i cili la qelinë pak muaj më parë. 

jorgo goro

Sondazh

Poll