Aktualitet

Përplasi për vdekje këmbësorin në Elbasan, arrestohet shoferi 52-vjeçar

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në fshatin Shijon, ku si pasojë e përplasjes 68-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Elbasanit. Shoferi 52-vjeçar është arrestuar dhe shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

6 Shkurt 2025, 10:26 Nga b.z\
Përplasi për vdekje këmbësorin në Elbasan, arrestohet
Foto ilustruese

ELBASAN - Policia ka arrestuar 52-vjeçarin me iniciale, S.I, i cili një ditë më parë përplasi me makinë një 68-vjeçar teksa ishte duke kaluar rrugën.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në fshatin Shijon, ku si pasojë e përplasjes 68-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Elbasanit. Shoferi 52-vjeçar është arrestuar dhe shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-S. I., 52 vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, në fshatin Shijon, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin B. Rr., 68 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën në spitalin e Elbasanit;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll