Aktualitet

VIDEO/ Zjarr në Spitalin e Neurologjisë, QSUT: U konstatua prani tymi, pacientët dhe stafin nuk kishin rrezik

Sipas QSUT, aktualisht në ambientet e spitalit nuk ka asnjë rrezik pêr pacientët apo personelin dhe puna vijon pa asnjë pengesë.

6 Shkurt 2025, 08:20 Nga M.B
VIDEO/ Zjarr në Spitalin e Neurologjisë, QSUT: U konstatua prani tymi,
Foto ilustruese

TIRANA- Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka reaguar lidhur me raportimet e mbrëmjes së shkuar ku u tha se në Spitalin e Neurologjisë kishte rënë zjarr. Me anë të rrjeteve sociale, QSUT thotë se rreth orës 21:45, (dje) në katin -1 të Spitalit të Neurologjisë është konstatuar prani tymi, pa asnjë rrezik për pacientët apo stafin.

Në reagim shtohet se stafi mjekësor dhe ekipet teknike kanë ndërhyrë për të vlerësuar situatën dhe garantuar vijimin normal të shërbimit. Sipas QSUT, aktualisht në ambientet e spitalit nuk ka asnjë rrezik pêr pacientët apo personelin dhe puna vijon pa asnjë pengesë.

 

Reagimi:

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:45, në katin -1 të Spitalit të Neurologjisë është konstatuar prani tymi, pa asnjë rrezik për pacientët apo stafin.

Stafi mjekësor dhe ekipet teknike kanë ndërhyrë për të vlerësuar situatën dhe garantuar vijimin normal të shërbimit. Aktualisht në ambientet e spitalit nuk ka asnjë rrezik pêr pacientët apo personelin dhe puna vijon pa asnjë pengesë.

Autoritetet përkatëse janë njoftuar për të kryer verifikimet e nevojshme dhe për të siguruar që gjithçka është në parametra të sigurt.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by QSUT (@qsut_nene_tereza)

Kjo nuk është hera e parë që në QSUT raportohet për rënie zjarri. Në shkurt 2024 në Urgjencën e QSUT u regjistrua po ashtu një vatër zjarri, rast për të cilin pak ditë më parë Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet marrë të pandehur 2 inxhinierë si të dyshuar për veprën penale “shperdorim detyre”. 

Për gjykim janë dërguar Enea Koka dhe Ejnar Shena, specialistë të sektorit të inxhinierisë klinike pranë kësaj qendre spitalore. Sipas Prokurorisë, specialistët nuk kanë zbatuar siç duhet detyrat e tyre, që nga mirëmbajtja e aparaturave e deri te projekti që lidhet me ventilimin e godinës.

qsut

Sondazh

Poll