Bota

Përplasen dy avionë në pistën e aeroportit të Seattle në SHBA, autoritetet kryejnë evakuimin e pasagjerëve

Raportohet se incidenti ndodhi kur një aeroplan i Japan Airlines, gjatë lëvizjes në pistë, preku me bisht një aeroplan të Delta Airlines, i cili ishte i parkuar.

6 Shkurt 2025, 07:18 Nga M.B
Përplasen dy avionë në pistën e aeroportit të Seattle
Foto nga vendi i ngjarjes

SHBA- Në aeroportin Seattle-Tacoma në SHBA ka ndodhur një përplasje midis dy aeroplanëve duke shkaktuar vonesa dhe anulime të shumta fluturimesh. Raportohet se incidenti ndodhi kur një aeroplan i Japan Airlines, gjatë lëvizjes në pistë, preku me bisht një aeroplan të Delta Airlines, i cili ishte i parkuar.

vendngjarje arritën shërbimet përkatëse, të cilat konfirmuan se nuk ka pasur të lënduar dhe kryen evakuimin e pasagjerëve që ndodheshin në avionin e kompanisë japoneze.Si pasojë e këtij incidenti, mbi 100 fluturime u shtynë, ndërsa 21 u anuluan.

Përveç përplasjes së aeroplanëve, pasagjerët në aeroportin Seattle-Tacoma po përballen edhe me reshje të dendura dëbore, të cilat çuan në anulimin e 100 fluturimeve. Në muajin janar, aeroplani i American Airlines dhe një helikopter i Army Black Hawk u përplasën dhe u rrëzuan në lumin Potomac, duke lënë të vdekur të gjithë 67 personat që gjendeshin në dy fluturaket.

aksident ajror

Sondazh

Poll