Bota

Macron bisedë telefonike me presidentin e përkohshëm të Sirisë, e fton Ahmed al-Sharaan në Paris

Presidenti francez theksoi se është e nevojshme të vazhdohet lufta kundër terrorizmit për të mirën e popullit sirian, por edhe për sigurinë e Francës.

5 Shkurt 2025, 22:49 Nga N.F
Macron bisedë telefonike me presidentin e përkohshëm të
Macron

PARIS- Udhëheqësi i ri i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa foli sot në telefon me presidentin francez Emmanuel Macron. Gjatë telefonatës presidenti francez e uroi al-Sarrah për marrjen e detyrës dhe e ftoi atë në Francë. Lajmin e njoftoi Damasku.

Presidenti francez theksoi se është e nevojshme të vazhdohet lufta kundër terrorizmit për të mirën e popullit sirian, por edhe për sigurinë e Francës. Ai bëri thirrje gjithashtu për integrimin e plotë të Forcave Demokratike Siriane në procesin e tranzicionit të Sirisë.

Sipas presidencës siriane, Macron theksoi se Parisi po bën përpjekje për t'i dhënë fund sanksioneve të vendosura ndaj Sirisë dhe për t'i hapur rrugën zhvillimit dhe rimëkëmbjes së këtij vendi. Ahmed al-Sharaa falënderoi Macron për mbështetjen që vendi i tij i ka dhënë popullit sirian gjatë 14 viteve të fundit.

macron ahmed al-sharaa

Sondazh

Poll