5 Shkurt 2025, 07:12
Nga E. D
foto ilustruese
SHBA- Qindra ushtarë meksikanë u dislokuan të martën në kufirin me Shtetet e Bashkuara, si pjesë e një marrëveshjeje që ndaloi hyrjen në fuqi të tarifave të Shteteve të Bashkuara ndaj importeve meksikane, me kusht që vend të godasë trafikun e fentanilit.
Trupat meksikane do të vendosen në pikat përgjatë kufirit me shkallë të lartë të imigrimit të paligjshëm dhe trafikut të drogës dhe armëve, duke përfshirë zonën e Bahës pranë Kalifornisë, Sonora dhe Tamaulipas, thanë tre zyrtarë ushtarakë dhe qeveritarë me njohuri për planin.
Plani për të vendosur përfundimisht 10,000 ushtarë meksikanë është pjesë e një marrëveshjeje të shpallur të hënën, mbi të cilën Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tërhoqi kërcënimin e tij për vendosje të tarifave të normës 25% ndaj importeve meksikane. Meksika ishte zotuar të vendoste tarifa hakmarrëse.
Sipas marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara kanë premtuar gjithashtu se do të punojnë për të ndalur fluksin e armëve amerikane nga Shtetet e Bashkuara në Meksikë, tha presidentja meksikane Claudia Sheinbaum.
Disa analistë thanë se përqendrimi i madh i trupave meksikane të dërguara në kufi mund të lërë zonat e tjera të cenueshme të Meksikës pa sigurinë e duhur.
"Presidentja ishte e detyruar të merrte një vendim të tillë", tha Andres Sumano, një studiues në Kolegjin Verior të Kufirit të Meksikës.
Një luftë tregtare midis Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara do të mund të kishte shkaktuar një rënie të madhe ekonomike në Meksikë, ndërsa konsumatorët amerikanë do të ishin goditur me çmime më të larta për importet meksikane, duke përfshirë makinat dhe kamionët./VOA
meksike shba
Bota
4 Shkurt 2025, 22:55
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni Evropian po shqyrton një ligj të ri të BE-së për kthimin e emigrantëve, me shumë ...
Bota
4 Shkurt 2025, 22:36
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
SUEDI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sulmin me armë të regjistruar në një sh...
Bota
4 Shkurt 2025, 22:20
N.F
Nënshkrimi i urdhrit ekzekutiv
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar sot një urdhër ekzekutiv për të tër...
Bota
4 Shkurt 2025, 22:03
N.F
Amorgos
GREQI- Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orën 2...
Bota
4 Shkurt 2025, 21:10
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), e cila menaxhon programet e ndihmës amerikane për vend...
Bota
4 Shkurt 2025, 21:07
r.ll
ahmed al sharaa dhe erdogan
ANKARA- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se me presidentin e përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, ...
Bota
4 Shkurt 2025, 20:37
N.F
Foto ilustruese
FRANCË- Një nxënës 17-vjeçar i shkollës së mesme u plagos rëndë pas një sulmi me t...
Bota
4 Shkurt 2025, 19:55
N.F
Bashar al-Assad
SIRI- Ish-ministri i Brendshëm sirian, Mohammed Ibrahim al-Saar, një nga zyrtarët më të lartë të re...
Bota
4 Shkurt 2025, 19:57
E. D
foto ilustruese
RUSI- Komandantë rusë në rajonin e Kupianskut u kanë dhënë urdhër ushtarëve të tyre të ri...
Bota
4 Shkurt 2025, 19:50
r.ll
jinping, trump
KINË- Pekini ka marrë vendimin e tij pas disa ditësh paralajmërimi për kundërmasa dhe duke i kërkuar Uash...