Bota

Sulmi me 10 viktima në Suedi/ Përjashtohet mundësia për një akt terrorist, autori dyshohet se veproi i vetëm, nuk kishte pasur asnjë precedentë penalë

Sipas Ministrisë së Drejtësisë dhe Policisë së Orebros, autori, që nuk ka pasur precedentë të mëparshëm penalë, ka vepruar i vetëm, duke përjashtuar mundësinë e një akti terrorist.

4 Shkurt 2025, 22:36 Nga N.F
Sulmi me 10 viktima në Suedi/ Përjashtohet mundësia për
Pamje nga vendi i ngjarjes

SUEDI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sulmin me armë të regjistruar në një shkollë në Suedi që la 10 të vdekur.  Mësohet se autori, një shtetas suedez rreth të tridhejtave është në mesin e viktimave. Ai qëlloi veten pas masakrës që shkaktoi në institucionin arsimor. Sipas Ministrisë së Drejtësisë dhe Policisë së Orebros, autori, që nuk ka pasur precedentë të mëparshëm penalë, ka vepruar i vetëm, duke përjashtuar mundësinë e një akti terrorist.

I shokuar nga ngjarja, babai i autorit nuk u besonte syve kur pa lajmin në ekran. “Nuk di asgjë, kjo duhet të jetë e pamundur”, tha ai në një telefonatë për gazetarët.

Pesë persona ndodhen në spital, katër prej të cilëve iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale për shkak të plagëve të marra. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe mbreti i Suedisë, Carl XVI Gustaf. Në reagimin e tij mbreti u shpreh se mendimet e familjes mbretërore shkojnë për të lënduarit dhe familjarët e tyre. Mbreti shtoi se vlerëson policinë dhe mjkët që po punojnë intesivisht për të shpëtuar e mbrojtur popullin në këtë ditë të errët.

“Mendimet tona në këtë moment shkojnë edhe për të lënduarit dhe familjarët e tyre, si dhe për të tjerët të prekur. Unë dhe familja ime dëshirojmë të shprehim vlerësimin më të madh për policinë e personelin mjekësor që punoi intensivisht për të shpëtuar dhe mbrojtur jetë njerëzish në këtë ditë të errët”, u shpreh mbreti i Suedisë.

Një mësuese në shkollën Risbergska në Suedi ka përshkruar momentin kur ajo dhe nxënësit e saj shpëtuan teksa të shtënat me armë zjarri po vijonin. Maria Pegado është shprehur për agjencisë së lajmeve Reuters se hapi derën e klasës së saj menjëherë pas pushimit të drekës dhe u bërtiti të gjithëve që të dilnin jashtë.

sulm me armë në një shkollë në suedi

Sondazh

Poll