Aktualitet

Kanosi me thikë fëmijët në një park, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Itali: Më bezdisën kur po pija duhan!

Pas rrëfimit të fëmijëve të kërcënuar, oficerët kanë mbërritur menjëherë te 39-vjeçari shqiptar, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet një thikë rreth 20 cm e gjatë dhe një teh 8 cm.

4 Shkurt 2025, 18:52 Nga N.F
Kanosi me thikë fëmijët në një park, arrestohet
Foto ilustruese

ITALI- Një 39-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai akuzohet se ka kërcënuar me thikë një grup fëmijësh në Como disa ditë më parë. Ngjarja mësohet se ndodhi në një park të vogël në Albate, rajoni i Milanos. Shqiptari akuzohet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Makina e patrullës u dërgua në parkun publik në ‘Via Canturina’, ku u raportua se një person po kërcënonte një grup fëmijësh i armatosur me thikë. Pas rrëfimit të fëmijëve të kërcënuar, oficerët kanë mbërritur menjëherë te 39-vjeçari shqiptar, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet një thikë rreth 20 cm e gjatë dhe një teh 8 cm.

Pas ndalimit ai dëshmoi se shkoi të fëmijët sepse duke pirë duhan e bezdisnin atë dhe djalin e tij të vogël, që po luante me top në park. Shqiptari u mor nën hetim dhe u la të ndiqet penalisht në gjendje të lirë për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

arrestohet shqiptari ne itali kercenoi femijet e mitur ne nje park

Sondazh

Poll