Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Hamasi konfitmon se kanë filluar bisedimet për fazën e dytë të marrëveshjes së pengjeve dhe armëpushimit në Gaza

Njoftimi për rifillimin e bisedimeve i referohet, sipas vlerësimeve të mediave izraelite, diskutimeve mes Hamasit dhe ndërmjetësve.

4 Shkurt 2025, 15:35 Nga E. D
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Hamasi konfitmon se kanë filluar
fo

GAZA- Hamasi ka deklaruar se janë duke u zhvilluar bisedimet për fazën e dytë të marrëveshjes së pengjeve dhe armëpushimit në Gaza. 

“Negociatat për fazën e dytë kanë filluar ”, thuhet në deklaratën e organizatës palestineze, duke pretenduar më tej se Izraeli po shmangon dhe po vonon zbatimin e marrëveshjes për çështjen e ndihmës humanitare.

Njoftimi për rifillimin e bisedimeve i referohet, sipas vlerësimeve të mediave izraelite, diskutimeve mes Hamasit dhe ndërmjetësve.

Izraeli ka thënë se do të dërgojë një ekip në Doha , kryeqyteti i Katarit, për bisedime në ditët në vijim. Sipas marrëveshjes fillestare të armëpushimit, bisedimet për fazën e dytë do të fillonin në ditën e 16-të të armëpushimit, pra ditën e dje. Faza e dytë do t'i jepte fund luftës dhe do të siguronte lirimin e pengjeve të mbetura të gjallë.

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll