Bota

Të shtëna me armë në një shkollë në Suedi, qëllohen pesë persona

Gjithashtu bëhet e ditur se mes të sulmuarve ka edhe policë.

4 Shkurt 2025, 14:04 Nga E. D
Të shtëna me armë në një shkollë në Suedi,
foto ilustruese

SUEDI- Të shtënat me armë zjarri ka ndodhur në një shkollë në Suedi, konkretisht në qytetin Örebro. Mediat e huaja bëjnë të ditur se pesë persona janë qëlluar me armë zjarri.

Policia njoftoi të martën (4/2) se ata po i përgjigjeshin një kërcënimi për një sulm vdekjeprurës në një shkollë dhe sipas mediave ndërkombëtare, një person i panjohur qëlloi me armë automatike.

Gjithashtu bëhet e ditur se mes të sulmuarve ka edhe policë. Qytetarët këshillohen që të qëndrojnë larg zonës së rrethuar.

te shtena ne suedi

Sondazh

Poll