Bota

Droni ukrainas godet autobusin e shkollës në Zaporizhia, plagosen 5 fëmijë

Moska e quajti incidentin një sulm të synuar ndaj fëmijëve. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova akuzoi organizatat ndërkombëtare të ndihmës se kërkojnë të fshehin incidentin.

4 Shkurt 2025, 15:18 Nga N.F
Droni ukrainas godet autobusin e shkollës në Zaporizhia, plagosen 5
Pamje nga vendi i ngjarjes

RUSI- Autoritetet ruse raportuan se gjashtë persona, përfshirë pesë fëmijë u plagosën nga një sulm ukrainas me dron në pjesën e kontrolluar nga Rusia të Zaporizhia. Autobusi i shkollës u godit në distriktin Vasilievka afër vijës së frontit, tha sot guvernatori i qarkut i emëruar nga Moska, Yevgeny Balitsky.

“Deri më tani e dimë se shoferi i autobusit të shkollës është plagosur rëndë”, ka shkruar ai në një postim në aplikacionin Telegram, duke shtuar se pesë fëmijë janë lënduar lehtë nga prerjet.

Moska e quajti incidentin një sulm të synuar ndaj fëmijëve. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova akuzoi organizatat ndërkombëtare të ndihmës se kërkojnë të fshehin incidentin.

Kievi nuk ka komentuar ende për incidentin. Rajoni Vasylivka, ku ndodhet termocentrali bërthamor i Zaporizhias, është pikërisht në vijën e frontit dhe është goditur nga rusët dhe ukrainasit. Të dyja palët kanë raportuar vazhdimisht se ndërtesat civile janë goditur. Kryeqyteti i rajonit Zaporizhia, i cili është nën kontrollin e Kievit, është një nga qytetet që ka pësuar dëme të mëdha nga bombat rrëshqitëse, raketat dhe dronët.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll