Art&Argëtim

“Sa hakmarrëse, humbe vlerat”, iu sul Xhemit dhe motrave Vjollca, pasi ‘masakrohet’ nga ndjekësit përgjigjet Alketa:

8 Janar 2020, 08:19 Nga DOSJA
“Sa hakmarrëse, humbe vlerat”, iu sul Xhemit dhe motrave

TIRANË– Alketa Vejsiu duhet të përballet seriozisht me të gjithë ndjekësit, që nuk e përkrahin aspak, sulmin e saj të hapur ndaj tre moderatoreve më të pëlqyera në Shqipëri. Përmes dy statuseve të ndryshme, moderatorja e Klan Tv, Vejsiu ka zgjedhur të hakmerret publikisht me Xhemi Shehun dhe motrat Vjollca, pasi ato e imituan haptazi për paraqitjen e saj në moderimin e Festivalit të RTSh-së.

Në statuset e publikuara në revistën “Class”, ndjekësit kanë kritikuar ashpër Alketa Vejsiun, e cila nuk ka nguruar të replikojë.

“Uau sa hakmarrëse Alketa…të duhet më shumë durim se kështu si tregon vlerat”,- shkruan një ndjekëse në profilin e revistës “Class”.

Por nuk ka zgjatur shume dhe përgjigjia ka qenë e menjëhershme: “Unë quhem Xhesi. Menaxhoj instagramin e revistës! Duhet të argëtohemi pak këtu siç bën Xhemi tek Portokallia apo jo?”

“Po hajt se edhe ju të revistës “Class” sheikët ju sponsorizojnë…”- vijon një tjetër ndjekëse.

“Revista jonë sponsorizohet nga biznesi shqiptar. Është nga portalet më të kërkuara si medium marketingu. Është produkt i një pune dhe filozofie që s’ka lidhje me sheikët për fat! jemi antisheik conept! Na frymëzon Spanja, Franca, Italia! Po edhe për Dubain ka vende plot. Për disa dimensione të Dubait (jo për të gjitha)”,- replikon revista “Class”.

Pak ditë më parë në median rozë qarkulloi lajmi se moderatorja e njohur e disa emisioneve në Klan Tv, Alketa Vejsiu i kishte shpallur ‘luftë’ të hapur Xhemi Shehut. Në një status në profilin zyrtar të revistës “Class” në Instagram, Alketa Vejsiu kishte vendosur të hapte arkivat e vjetër, për të ironizuar haptazi kolegen e saj Xhemi Shehu (Lexo këtu).

Ky reagim erdhi fill pasi Alketa u imitua publikisht nga Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi, përmes një videoje në rrjete sociale, për faktin se Vejsiu u ndërruar disa herë gjatë prezantimit të Festivalit të RTSh-së.

 

Të njëjtën veprim ka bërë dhe moderatorja Marina Vjollca e cila e ka imituar në “Klanifornia” për faktin se këndoi disa herë gjatë prezantimit në Festivalin e RTSh-së.

(R.L/Dosja.al)

                                                                                                                                                                                  

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu luana vjollca marina vjollca moderatore xhemi shehu alketa vejsiu luana vjollca marina vjollca moderatore xhemi shehu

Sondazh

Poll