Art&Argëtim

Plåsi lùftå! Alketa Vjesiu håkmèrrèt ndaj atyre që e tållën, u sùlèt motrave Vjollca: Pushime në Arabi, sheikët të

7 Janar 2020, 21:35 Nga DOSJA
Plåsi lùftå! Alketa Vjesiu håkmèrrèt ndaj

TIRANË– Moderatorja Alketa Vejsiu ka vendosur që të marrë hak ndaj të gjithë personazheve që e ironizuan gjatë prezantimit të Festivalit të RTSh-së. Pasi iu ‘sùl’ koleges së saj Xhemi Shehut, tanimë Alketa është kthyer nga Marina Vjollca, e cila nuk e kurseu ironinë ndaj saj.

Në faqen e “Revista Class”, është postuar një fotot e dy motrave Vjollca, të cilat janë me pushime në Dubai bashkë me partnerët e tyre respektivë.  Por Alketën e ka shqetësuar kjo gjë, dhe ka vendosur që të ironizojë dy motrat duke shtuar në fund se fotoja e tyre është përdorur vetëm si ilustrim dhe nuk është shembulli konkret. 

“Jeta e sheikeve” sa i pëlqen vajzave shqiptare! Sheiket e shoëbizit shqiptarë duken kaq sexy në Dubai! Zbarkuan një pjesë e mirë e tyre edhe këtë vit! Çudi ne shqiptarët se të lidhur jemi me botën arabe! Çudi sa pak promovojme perëndimin, stilin italian apo francez! Na lëvrin gjaku për muzikën e tyre! Për grimin e tyre! Për fustanet e ngarkuar glam e me xixa! Për jetën e tyre luksoze! Dubai për disa që e kanë frekuentuar është një qytet butaforik artificial ku jo çdo gjë që shkëlqen është ar, të tjerë çmenden për të!
Po juve a ju duket interesant Dubai? Ju pëlqen më shumë eleganca e vajzave diskrete europiane perëndimore? Apo modeli arab? Buzë të plota, bust “zemërgjerë”, vithe sexy, forma të theksuara? Nuk po shtojmë edhe sheikët që të mbajnë në pëllëmbë të dorës, sepse ne luftojmë fort për modelin e vajzës “Self Made” që punon nga mëngjesi deri në darkë për të fituar rrogën me krenari! Përdorëm foton në fjalë, se motrat Vjollca na duken imazhi më i mirë i Dubait në këtë fillim viti! Votoni ne story! Cilin model pelqeni më shumë?#jasha,”-shkruhet në postim. 

Diçka vihet re në ‘sùlmet’ e Alketës: janë poshtë brezit. Si me rastin e Xhemit por edhe me rastin e motrave Vjollca moderatorja nuk ka pasur guximin që t’i kthejë reston nga profili i saj por ka përdorur median e saj, revistën “Class”. Për të lexuar thumbat e Alketës për kolegen Xhemi Shehu (Lexo këtu)

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alketa sulmon marinen alketa vejsiu luana vjollca marina vjollca alketa sulmon marinen alketa vejsiu luana vjollca marina vjollca

Sondazh

Poll