Bota

Korrupsion dhe shpërdorim fondesh/ Ja akuzat e forta që Elon Musk ka ngritur ndaj agjencisë USAid

Miliarderi Elon Musk ka shpërthyer në akuza ndaj Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAid). Ai fillimisht e quajti USAid një "organizatë kriminale" që sipas tij duhet të vdesë. Ai ngriti më tej ngriti një sërë akuzash të forta për agjencinë, të cilat vijojnë si më poshtë.

3 Shkurt 2025, 11:36 Nga Dosja.al
Korrupsion dhe shpërdorim fondesh/ Ja akuzat e forta që Elon Musk ka
Elon Musk

SHBA - Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAid), është përballur me një sërë akuzash së fundmi nga Elon Musk, i emëruar nga Trump për të udhëhequr Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (DOGE). Akuzat e Musk ndaj USAid ërdhën pasi dy zyrtarë të lartë të sigurisë refuzuan t’u jepnin përfaqësuesve të DOGE, qasje në hapësirat e kufizuara në agjenci.

Menjëherë pas kësaj dy zyrtarët e lartë u shkarkuan nga puna, ndërsa Musk ka shpërthyer në akuza ndaj USA-id. Ai fillimisht e quajti USA-id një "organizatë kriminale" që sipas tij duhet të vdesë. Ai ngriti më tej ngriti një sërë akuzash për agjencinë, të cilat vijojnë si më poshtë. Dosja.al, ka bërë një përmbledhje të të gjitha akuzave që Musk ka ngritur kundër USAid. 

Akuza për organizatë krimiale

Musk përmes një postimi në rrjetin social "X", akuzonte USAid se kjo e fundit duke përdorur taksat e qytetarëve amerikanë, ka financuar kërkime për armët biologjike, përfshirë Covid-19, që vrau miliona njerëz. Gjithashtu në postimin e ndarë me ndjekësit Musk ngre akuza se agjencia USAid është e infiltruar me njerëzit e CIA-s. Musk akuzon se USAid po financonte prodhimin e heroinës në Afganistan.

Akuza për korrupsion

Musk ka akuzuar USAid për korrupsion, pasi sipas tij me fondet që ka shpërndarë, ka tentuar që të korruptoi gazetarë. Sipas Musk, USAid ka përdorur 20 milionë dollarë për të korruptuar gazetarë, në mënyrë që të gërmojnë papastërti mbi politikanë. 

Akuza për shpërdorim fondesh

Musk ka akuzuar USAid dhe për krijimin e një organizate kriminale. Sipas tij USAID dërgoi 53 milionë dollarë për Aleancën EcoHealth, e cila më pas përdori fondet e taksapaguesve amerikanë për të mbështetur kërkimin fitimprurës mbi koronaviruset në laboratorin e Wuhan-it, kërkime që ka të ngjarë të çojnë në krijimin e COVID-19. Mashtrimi i CIA-s në lidhje me origjinën e COVID-19 bëhet shumë më i qartë kur merret parasysh historia e gjatë e USAID-it për të shërbyer si një organizatë e përparme e CIA-s. Sipas postimit, CIA gënjeu publikun amerikan për origjinën e COVID-19 sepse pranimi i së vërtetës do të ekspozonte rolin e saj të mundshëm në kanalizimin e parave të taksapaguesve përmes USAid-it. Akuzat vijojnë se USAid financoi krijimin e një platforme të ngjashme me Twitter, që synonte të nxiste një rebelim në Kubë. Financimi i USAID-it ka qenë i lidhur me grushtet në Haiti, Ukrainë, Egjipt dhe vende të tjera. 

Akuza për devijim fondesh

Musk gjithashtu ngre akuza kundrejt agjencisë USAid, për devijim fondesh. Musk ngre pretendime se USAID është përgjegjëse për mungesën e 58% të parave të ndihmave amerikane që nuk shkuan asnjëherë në ndihmë të Ukrainës. Ai thotë se Ukraina ka marrë vetëm 75 dollarë nga 177 që dërgoi Uashingtoni, tekda ngre akuza se USA-id në bashkëpunim me CIA kanë marrë pjesën tjetër të parave. 

Po të njëjtën akuzë ka ngitur edhe Aktivistja Merissa Hansen e cila ka nxjerr një dokument ku vërteton se fondet e kësaj agjencie (USA-id), që duhet të shkonin për të ndihmuar Palestinën, në fakt shkuan për miliarderin George Soros. Sipas Hansen, Soros i ka përdorur këto fonde nëpërmjet fondacionit të tij 'Shoqërisë së Hapur' për të ndikuar në politikën shqiptare dhe maqedonase. Ndërkohë që në dokumente, theksohet gjithashtu fakti që në vitin 2017, gjashtë senatorë amerikanë i bënë thirrje sekretarit që të hetonte marrëdhëniet midis USAID-it, Fondacioneve Soros dhe imponimit që ky i fundit ka në vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. 

Akuza për subvencionimin e drejtësisë për të goditur kundërshtarët politikë

Musk ngre akuza ndaj Agjencisë (USAid) se kjo e fundit ka paguar 20 milionë dollarë për gazetarët e shtypur për të gërmuar papastërti mbi politikanin Rudy Giuliani dhe për ta përdorur atë si bazë për të fajësuar Presidentin në detyrë të SHBA në vitin 2019.

Akuza për fshehje të dhënash

Administrata e Presidentit Donald Trump hoqi dje dy zyrtarë të lartë të sigurisë në USAID pasi ata u përpoqën të ndalonin përfaqësuesit e Departamentit të Efiçencës Qeveritare të miliarderit Elon Musk (DOGE) që të kishin akses në pjesët e kufizuara të agjencisë. Pas kërcënimit të Musk përmbylljen e USA-id, zyrtarët e agjencisë aktualisht po punojnë nën një atmosferë frike dhe kaosi. 

elon musk usa-id

Sondazh

Poll