Sport

Milani nuk ndalet vetëm te Gimenez: sot është një ditë kyçe për Joao Felix…

Kontakte të reja me Mendes… Për të siguruar portugezin, fillimisht duhet të shitet Okafor, t'i ofrohet West Hamit.

2 Shkurt 2025, 17:19 Nga DOSJA

 

Milani nuk ndalet vetëm te Gimenez: sot është një ditë

ITALI - Milani nuk ka ndërmend të ndalet vetëm me Santiago Gimenez në sulm. Dita e sotme do të jetë shumë e rëndësishme për të kuptuar fatin e Joao Felix, të preferuarin e Conceiçao: kuqezinjtë e duan atë në huazim nga Chelsea menjëherë.

Agjenti i tij, Jorge Mendes, është tashmë në aksion: në orët e ardhshme agjenti i njohur do të ketë kontakte të reja me kuqezinjtë dhe Aston Villa (Emery ka siguruar tashmë  Rashford dhe Asension) për të çuar përpara transferimin e klientit të tij. Sigurisht, blutë do të duhet të binden, pasi nuk kanë dëshirë ta lënë portugezin të huazohet vetëm gjashtë muaj pas blerjes së tij. Në fakt, gushtin e kaluar, klubi anglez e bleu atë nga Atletico Madrid për 52 milionë euro.

Milani është serioz, por fillimisht duhet t'i krijojë vend në skuadër: për këtë arsye kanë rifilluar kontaktet për të sistemuar Okaforin, i cili pak javë më parë ishte një hap larg  Leipzigut para se të dështonte në testet mjekësore.

Zvicerani është i njohur në Angli: orët e fundit, shkruan Corriere della Sera, ish-lojtari i Salzburgut iu ofrua West Ham. Jovic dhe Chukwueze gjithashtu mbeten në listën e të larguarve, pasi nuk janë thelbësorë për Conceiçao.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll