Sport

Në San Siro sot është derbi i Madoninës: Interi për hakmarrje, Milani për “hat-trick”…

Zikaltrit me Lautaron dhe Thuram në maksimumin e tyre, kuqezinjtë pa Fofana por me Walker në fushë…

2 Shkurt 2025, 07:51 Nga DOSJA
Në San Siro sot është derbi i Madoninës: Interi për

ITALI - Në San Siro gjithçka është gati për derbin e tretë të sezonit (18:00), një tjetër udhëkryq për Interin dhe Milanin. Pas humbjes së dy derbeve të fundit, Interi është i etur për hakmarrje  dhe për të ushtruar presion ndaj Napolit për në krye të tabelës.

Pas fitores së madhe në Superkupë dhe një rruge lart e poshtë në kampionat dhe Champions League, në frontin e kuqezinjve ka një dëshirë për vazhdimësi, siguri dhe entuziazëm me "hat-trick" në sy të tyre. 

Nga 3-2 në Riad, zikaltrit kanë filluar sërish me stil dhe, përveç dështimit në Bologna, kanë pasur një ecuri të pastër, duke shfaqur më të mirën e repertorit të tyre në Seria A dhe në Champions League.

Suksesi në Arabinë Saudite ishte përkundrazi vetëm një interludë e shkurtër për “Djallin”. Efekti Sergio Conceiçao nuk zgjati shumë, më pas defektet e vjetra, të shfaqura nga Milani i Fonsecas u rishfaqën dhe skuadra nuk ishte në gjendje të siguronte vazhdimësi në paraqitje dhe rezultate.

Humbja në Zagreb, e cila i kushtoi atyre kualifikimin e drejtpërdrejtë në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, ka ndikuar edhe një herë mjedisin e kuqezinjve dhe ka shkaktuar një  revolucion tjetër.

Me largimin e lojtarëve dhe ardhjen e të tjerëve, “Djajtë” do të dalin nga ky sesion transferimi dimëror pjesërisht të transformuar. Por së pari, ai do të duhet të përballet me derbin dhe një ekip të Interit që është padyshim në top formë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll