Sport

VIDEO/ Bayern Munich shpëton për pak, fiton Dortmundi, por humbet Stuttgardi…

Bavarezët kanë marrë një fitore 4-3 përballë Kiel, ndërsa verdhezinjtë triumfojnë me rezultatin 2-1 në fushën e Heidenheim

1 Shkurt 2025, 21:49 Nga DOSJA

VIDEO/ Bayern Munich shpëton për pak, fiton Dortmundi, por humbet

GJERMANI - Bayern Munich vazhdon marshimin në krye të tabelës së Bundesligës. Në ndeshjen e javës së 20-të, bavarezët mundën 4-3 Kiel, i cili shënoi dy gola në limitet e sfidës. Kane (dopietë), Musiala dhe Gnabry shënuan për Bayern.

Borussia Dortmundi, me trajnerin e ri Niko Kovaç gjithashtu buzëqesh, duke fituar me rezultatin 2-1 në fushën e Heidenheim falë golave ​​të Guirassy dhe Beier.

Humbet nga ana tjetër Stuttgarti, u mund 2-1 në shtëpi nga Borrusia M’gladbach, ndërsa Freiburg kalon 1-0 në fushën e Bochum. St. Pauli-Augsburg përfundoi 1-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll