Politike

A e ftuat Kryemadhin në Konventën e Partisë së Lirisë? Blushi: Konventa nuk është dasmë, që të shpërndajmë ftesa...

Blushi u pyet nëse Monika Kryemadhi kishte një ftesë sot për të marrë pjesë në Konventën e Partisë së Lirisë. Blushi u përgjigj, duke thënë se sot PL bëri një Konventë dhe jo një dasmë, që “të shpërndajë ftesa”.

1 Shkurt 2025, 15:12 Nga B.Z
A e ftuat Kryemadhin në Konventën e Partisë së Lirisë?
Tedi Blushi

TIRANË - Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka komentuar Konventën e PL, që u mbajt paraditen e sotme në Tiranë. I ftuar në News 24, Blushi u pyet nëse Monika Kryemadhi kishte një ftesë sot për të marrë pjesë në Konventën e Partisë së Lirisë. Blushi u përgjigj, duke thënë se sot PL bëri një Konventë dhe jo një dasmë, që “të shpërndajë ftesa”.

“Konventa e Tiranës nuk është dasmë, që të shpërndajmë ftesa, por të gjithë anëtarët e PL janë të ftuar”, deklaroi Blushi.

Pyetje: Super Mona siç e ka quajtur z Meta, nuk do të angazhohet në fushatë në këto zgjedhje. Ky a është një largim që e dëmton Partinë e Lirisë?

Blushi: Ju ftojmë të flasim për juristë, mjekë, studentë, që u ngjitën në podiumin e Konventës së Tiranës. Është një forcë që do na ndihmojë shumë që të arrijmë 5 prioritetet tona.

Pyetje: E ftuat Monika Kryemadhin në Konventë sot?

Blushi: Ju ftoj të merrni në intervistë dhjetëra intelektualët e rinj, që sot morën teserën e PL dhe na motivojnë edhe më shumë, që të vëmë në jetë këtë program të jashtëzakonshëm. PL nuk lidhet me një njeri të caktuar, por përfaqëson kauza të drejta të popullit shqiptar. Kushdo që është në opozitë me keqqeverisjen, e ka derën e hapur në PL. Partia e Lirisë jam i bindur se do të votohet masivisht.

Pyetje: A ka pasur sot një ftesë për zonjën Kryemadhi?

Tedi Blushi: Konventa e Tiranës nuk është dasmë, që të shpërndajmë ftesa, por të gjithë anëtarët e PL janë të ftuar.

tedi blushi

Sondazh

Poll