Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët kundër krijimit të shtetit Bektashi: Ky veprim është antikombëtar! Po bëjnë tregti me tokat e atdheut tonë!

Ata shprehen se ky vendim i qeverisë do të copëtojë shtetin shqiptarë. Sipas tyre krijimi i shtetit Bektashi është plan për përçarje kombëtare dhe fetare.

31 Janar 2025, 22:00 Nga B.Z
Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët kundër krijimit të
Protestues

TIRANË - Disa aktivistë dhe qytetarë kanë protestuar pasditen e kësaj të premte përpara Kryeministrisë për të kundërshtuar krijimin e shtetit Bektashi në vendin tonë. Me pankarta në duart "Ndal shpikjes së Shtetit Sovran Bektashi", qytetarët kanë shprehur revoltën e tyre.

Ata shprehen se ky vendim i qeverisë do të copëtojë shtetin shqiptarë. Sipas tyre krijimi i shtetit Bektashi është plan për përçarje kombëtare dhe fetare.

"Ky është momenti që shqiptarët duhet të kuptojnë që po ju ikën vendi nga duart. Jemi prap përballë faktit që këta duan të përçajnë shqiptarët, t'ju ndryshojnë identitetin",- shprehet një qytetar.

"Turpi do t'ju mbetet këtyre që kërkojnë të shesin, të bëjnë tregti me tokat e atdheut tonë",- thotë një tjetër.

"Ky veprim është antikombëtar. Sepse kërkon të copëtojë popullin shqiptarë. Nuk ka pikën e transparencës.",- thotë një qytetarë tjetër.

Kryeministri Edi Rama shpalli krijimin e Shtetit Bektashi, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri. Shefi i ekzekutivit theksoi se Kryegjyshatës do t’i jepet një status i veçantë, i njëjtë me atë të Vatikanit, ndërsa shtoi se komunitetet e tjera fetare nuk kanë arsye të shqetësohen, pasi sipas tij është trajtim i merituar i një komuniteti që e ka qendrën botërore në Shqipëri. Por ky vendim ka shkaktuar polemika dhe ka ngjallur debate mes palëve politike, dhe qytetarëve në vend.

Sondazh

Poll