Bota

Shpërthim në fabrikën e municioneve në Spanjë, plagosen gjashtë persona

Shërbimet e urgjencës deklaruan se pesë prej tyre u dërguan në spitalet në Murcia dhe i plagosuri i gjashtë u trajtua në spitalin rajonal.

31 Janar 2025, 18:30 Nga E. D
Shpërthim në fabrikën e municioneve në Spanjë, plagosen
foto iluistruese

SPANJË- Gjashtë persona u plagosën pas një shpërthimi në një fabrikë municionesh në Spanjë të enjten. Shërbimet e urgjencës thanë se njëri prej tyre ishte në gjendje të rëndë. Gjithashtu shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar, ndërkohë për të shuar zjarrin janë lajmëruar zjarrfikësit.

Fabrika i përket Rheinmetall Expal Munitions, një degë e prodhuesit gjerman të armëve Rheinmetall. Ajo ndodhet në rajonin juglindor të Murcias në Spanjë. Shërbimet e urgjencës deklaruan se pesë prej tyre u dërguan në spitalet në Murcia dhe i plagosuri i gjashtë u trajtua në spitalin rajonal.

Fabrika prodhon municione artilerie, mortaja dhe fishekë të kalibrit të mesëm dhe sisteme shtytëse raketash. Rheinmetall nuk ka dhënë një deklaratë për shkakun e shpërthimit. Incidenti shkaktoi gjithashtu një zjarr në pyll në zonën industriale, i cili u përhap në 2000 metra katrorë përpara se të shuhej.

spanje

Sondazh

Poll