Sport

Morata te Galatasaray… Milani tani sulmon për Gimenez, por duhen 40 milionë!

Pas vetëm pas gjashtë muajsh, sulmuesi spanjol largohet nga kuqezinjtë në formë huazimi me detyrimin për të blerë. Feyenoord i thotë “Jo” ofertës për 30 milionë euro plus bonus

31 Janar 2025, 11:00 Nga DOSJA

Morata te Galatasaray… Milani tani sulmon për Gimenez, por duhen 40

ITALI - Thashethemet e bujshme të tregut janë bërë realitet: gjithçka është bërë për transferimin e Alvaro Moratas nga Milani te Galarasaray. Një marrëveshje e vërtetë rrufe, me sulmuesin spanjol gati të largohet nga Milani që të premten.

Morata kalon në klubin turk në formë huazimi me detyrimin për blerje, të vendosur në 9-10 milionë euro. Pas vetëm gjashtë muajsh në kuqezi, aventura e tij në Milano tashmë ka përfunduar. Marrëdhënia me trajnerin e ri Conceiçao nuk u ngrit kurrë, përkundrazi: spanjoli shfaqi menjëherë dyshime për metodat e portugezit.

Me largimin e Moratas, Milani kursen gati 30 milionë nga buxheti i tyre (8.33 milionë bruto për 3 vite e gjysmë) dhe me paratë e kursyera do të shkojë në sulm për Santiago Gimenez. 

Feyenoord e ka refuzuar ofertën e Milanit prej 30 milionë bonuse plus, por ajo mund të mbyllet në 35 milionë plus bonuse: klubi holandez po kërkon 40. Klubi kuqezi nuk po dorëzohet dhe nuk po shqyrton alternativa për të përforcuar repartin sulmues (ishte qarkulloi emri i Lucca).

Alarmi është anuluar për shkak të dëmtimit të marrë  në Champions League: në rast mbylljeje, Milani dëshiron ta ketë sulmuesin në dispozicion për ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Romës, të planifikuar për të mërkurën në mbrëmje në San Siro. 

Me ardhjen e Moratas, Galatasay mund të heqë dorë edhe nga Osimhen pas refuzimit të Napolit për ofertën 65 milionëshe. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll