Aktualitet

Shpërthimi në Shkodër/ Identifikohet pronari i automjetit të cilit iu vendos eksplozivi, zbardhet dëshmia e tij

Lënda plasëse i është vendosur në gomën e parë të automjetit në pronësi të Alban Bushatit.

31 Janar 2025, 08:24 Nga r.ll
Shpërthimi në Shkodër/ Identifikohet pronari i automjetit të
pamje nga makina

SHKODËR- Një shpërthim me eksploziv ka tronditur në orët e para të mëngjesit lagjen Rus në qytetin e Shkodrës. Ndërkohë janë zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen.

Lënda plasëse i është vendosur në gomën e parë të automjetit në pronësi të Alban Bushatit. Ky i fundit ka deklaruar në polici se merret me tregtimin e fruta perimeve dhe nuk e di kush mund ta ketë vënë lëndën plasëse. 

“Nuk e kam idenë se kush mund të jenë autorët”, ka deklaruar ai në polici.

Sipas policisë së Shkodrës, më përpara ky shtetas është marrë me baste sportive dhe ka dyshime se kjo ngjarje mund të lidhet me bastet. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga shpërthimi pasi makina ishte e parkuar. Ndërkohë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

shperthim ne shkoder

Sondazh

Poll