Aktualitet

Mijëra banorë në Lezhë pa energji elektrike, probleme edhe me furnizimin me ujin e pijshëm

Mësohet se mijëra banorë në Lezhë kanë mbetur pa energji elektrike që nga mbrëmja e djeshme. Raportohet se ndërprerja e energjisë elektrike ka ndodhur rreth orës 23:00.

31 Janar 2025, 08:39 Nga N.F
Mijëra banorë në Lezhë pa energji elektrike, probleme edhe
Lezhë

LEZHË- Moti i keq në vend ka sjellë problematika të shumta në qytetin e Lezhës. Banorët e Lezhës përveç të ftohtit dhe motit të keq janë duke u përballur edhe me probleme me furnizimin me energji elektrike dhe uji.

Mësohet se mijëra banorë në Lezhë kanë mbetur pa energji elektrike që nga mbrëmja e djeshme. Raportohet se ndërprerja e energjisë elektrike ka ndodhur rreth orës 23:00. Mos të mjaftonte kjo qytetarët e Lezhës janë përballur edhe me mungesë të ujit të pijshëm. OSHEE kishte lajmëruar kthim të energjisë në orën 05:30, gjë që nuk ndodhi. Ende nuk ka një njoftim zyrtar se kur banorët do t’i kthehen normalitetit.

probleme me energjine elektrike ne lezhe

Sondazh

Poll