Politike

Thyhet akulli? Berisha pret në takim disa deputetë britanikë

Mësohet se ata janë ftuar në Shqipëri nga Qendra Konservatore Shqiptare.

30 Janar 2025, 21:12 Nga M.B
Thyhet akulli? Berisha pret në takim disa deputetë britanikë
Foto nga takimi

TIRANA- Disa deputetë britanikë kanë zhvilluar sot një takim me kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha. Mësohet se ata janë ftuar në Shqipëri nga Qendra Konservatore Shqiptare. Pala shqiptare që i ka ftuar kanë qenë Enri Ceno, Nikola Kedhi, Alfred Pellumbit dhe Besa Manaj. Ky është takimi i parë i këtij niveli për Berishën që prej shpalljes “non grata” nga SHBA dhe Britania. 

“Së bashku me miqtë dhe bashkëpuntorët e Institutit Konservator dhe Sekretariatit, Besën, Alfredin dhe Nikolën pritëm Andrew Rosindell deputet i Romford për Partinë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar, Ministër i Jashtëm në hije, Anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme.

Martin Vickers Deputeti konservator i Mbretërisë së Bashkuar, Kryetar i grupit parlamentar miqësor të MB-së dhe Ballkanit. Philippa Broom ish-drejtoreshë e Marrëdhënieve me Jashtë për Partinë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar dhe anëtare e Bordit të grave konservatore dhe Pierre Plumeau Këshilltar i Andrew Rosindell”, thuhet në njoftimin e qendrës. 

sali berisha

Sondazh

Poll