Politike

“Horrllëku i Rilindjes është sheshit”/ Vasili: Grabisin gjithçka dhe mashtrojnë pa u lodhur! Shqiptarët t’i ndëshkojnë me votë

Vasili gjithashtu u shpreh se në projekte si Bypasi i Vlorës, Rruga e Arbërit, rruga Qukës-Qafë Plloçë, Porti i Durrësit, Tuneli i Llogarasë janë shpenzuar qindra miliona euro dhe vazhdojnë të gllabërojnë të tjera miliona.

30 Janar 2025, 20:40 Nga E. D
“Horrllëku i Rilindjes është sheshit”/ Vasili:
Petrit Vasili

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, duke folur nga Foltoria e Kuvendit tha se “rilindasit” grabisin gjithçka e mashtrojnë pa u lodhur. Vasili gjithashtu u shpreh se në projekte si Bypasi i Vlorës, Rruga e Arbërit, rruga Qukës-Qafë Plloçë, Porti i Durrësit, Tuneli i Llogarasë janë shpenzuar qindra miliona euro dhe vazhdojnë të gllabërojnë të tjera miliona. Po ashtu ai u bëri thirrje shqiptarëve që të ndëshkojnë me votë hajdutërinë në pushtet.

“Grabisin gjithshka dhe mashtrojne pa u lodhur!

Heqin parate nga shendetesia dhe i hedhin tek rruget qe ti vjedhin.

I heqin taksat per pronaret milionere te Hoteleve 4 dhe 5 yje dhe buxheti i shtetit humb qindra milion euro, ndersa po jeta grabitqare ju vinin taksa profesioneve te lira qe mezi mbijetojne.

I zgjasin afatin ligjit te investitoreve gjoja strategjike qe ti japin mundesi parave te korrupsionit qe te pastrohen duke perdorur lloj lloj personazhesh kliente te tyre dhe prestanome te pacipe.

Gjoja do bejne hekurudhe, qe kushton 77 milion euro kur kane marre 2.3 miliard euro borxhe dhe kane l vjedhur miliarda euro per 12 vjet rresht me koncesione e tendera  dhe nuk kane perfunduar asgje dhe duke inauguruar rruge qe sapo hapen mbyllen.

Bypasi i Vlores, Rruga e Arberit, Qukes Qafe Plloçe, Porti i Durresit, Tuneli i Llogarase jane shpenzuar qindra milion euro dhe vazhdojne te gllaberojne te tjera miliona.

Shkurt horrlleku i rilindjes eshte sheshit dhe duhet ndeshkuar me te gjithe fuqine nga populli”, tha Vasili.

petrit vasili

Sondazh

Poll