Bota

Aksident tragjik në Francë/ Autobusi me nxënës bie në kanal, humb jetën 15-vjeçarja, 20 të tjerë plagosen rëndë (FOTO)

Mediat e huaja bëjnë të ditur se drejtuesi i autobusit ishte nën efektin e lëndëve narkotike. 

30 Janar 2025, 17:12 Nga E. D
Aksident tragjik në Francë/ Autobusi me nxënës bie në
pamje nga aksidenti

FRANCË- Një vajzë 15-vjeçare humbi jetën dhe 20 studentë u plagosën në një aksident mëngjesin e sotëm në Francë. Mediat e huaja bëjnë të ditur se drejtuesi i autobusit ishte nën efektin e lëndëve narkotike. 

"Një test i pështymës për drogë që iu nënshtrua shoferit 26-vjeçar ishte pozitiv. Menjëherë është marrë një kampion gjaku për të kryer urgjentisht një analizë, e cila do të konfirmojë ose jo praninë e drogës në gjakun e drejtuesit të autobusit”, tha zyra e prokurorit publik në Chartres. 

Shoferi ka dhënë shpjegimin e parë duke thënë se në rrugë i ka dalë një mjet tjetër dhe ka dashur ta shmangë. Shoferi është arrestuar dhe ka nisur hetimi për vrasje nga pakujdesia dhe dëmtim nga pakujdesia.

Po ashtu bëhet e ditur se 31 studentë janë plagosur gjithsej. Ministri i Transportit i Francës, Philippe Tabaro, ka bërë të ditur se ka ngarkuar Byronë për Hetimin e Aksidenteve të Transportit Tokësor që të kryejë hetime, për të përcaktuar rrethanat e sakta të tragjedisë, njëkohësisht me hetimin gjyqësor.

“Ekspertët për këto çështje do të mund të thonë se çfarë ka ndodhur në lidhje me drejtimin, shpejtësinë, materialet, rrugën, përgjegjësinë e njërit apo tjetrit nëse ka, pavarësisht nëse janë përfshirë apo jo automjete të tjera”, shpjegoi ai.

aksident ne france

Sondazh

Poll