30 Janar 2025, 16:48
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ngriti shqetësimin për të drejtën e votës së emigrantëve shqiptarë. Lideri i opozitës u shpreh se Kodi Zgjedhor nuk ka parashikuar asnjëherë një mekanizëm për votimin e diasporës dhe se përpjekjet për ta përfshirë këtë të drejtë janë penguar nga qeveria. Më tej Berisha tha se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese imponoi miratimin e votës së emigrantëve si një detyrim ligjor.
Ai tha se nuk ka gjë më absurde se sa t’i vësh në diskutim shtetësinë shqiptare një shqiptari. Më tej theksoi se shtetësia shqiptare garantohet me Kushtetutë, dhe nuk mund të hiqet.
"Në vitin 2008, kur është bërë kodi, nuk kaptur asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka patur asnjë ligj në Kodin Zgjedhor që njihte të drejtën e shqiptarëve jashtë vendit për të votuar në vendet ku jetojnë. Mos të bëjmë spekulime banale të ulëta, të cilat vetëm tregojnë se ku duhet të fshiheni. Kur unë solla ligjin në vitin 2013 për votën e emigrantëve, Edi Rama më kërcënoi në mënyrë të vendosur se, nuk do marrë pjesë në zgjedhje nëse ti e vendos këtë ligjin. Dhe këtu, janë personat nga ajo kohë, dhe nuk e kaluam.
Më në fund, vendimi i Gjykatës Kushtetuese imponoi dhe palët vendosën që të votojnë, pra kemi të bëjmë me një zhvillim të ri. Nuk ka gjë më absurde se sa t’i vësh në diskutim shtetësinë shqiptare një shqiptari, sepse sipas jush, nuk disponon pasaportë apo letërnjoftimin shqiptar. Nuk ka asnjë përcaktim kushtetues për këtë. Shtetësia shqiptare garantohet me Kushtetutë, dhe nuk mund të hiqet, thotë Kushtetuta e Shqipërisë. Atëherë, urdhëroni, në qoftë se nuk keni frikë dhe tmerr nga vota e shqiptarëve, të votojnë shqiptarët jashtë vendi me çdo dokument biometrik që disponojnë.
Çfarë do të thotë kjo, mor? Pranojnë miliona, me dokumente biometrike vijnë në Shqipëri dhe shumë mirë bëjnë. BE ka letërnjoftim të përbashkët dhe njeh letërnjoftimin tonë, kurse Shqipëria nuk njeh letërnjoftimet dhe pasaportat e lëshuara nga vendet anëtare të BE. A e kuptoni në çfarë primitivizmi zbrisni, apo jo? Dhe për ta mbyll, unë bëra një seri pyetjesh. Kërkoj që secili të japë përgjigje, se pyetjet e mia bazohen në fakte të pakundërshtueshme. Të thotë Ervin Hoxha, është sharkuar apo jo si kontrabandë? Të thotë Ulusiu, ka kërkuar Louis Vuitton përveç parave që ka marrë?" tha Berisha.
sali berisha
Politike
30 Janar 2025, 16:45
B.Z
Belinda Balluku
TIRANË - Aksi rrugor Fier-Kthesa e Patosit-Fratar po i nënshtrohet një rehabilitimi të plotë. Projekti parashikon,...
Politike
30 Janar 2025, 16:33
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në Kuvend se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, në intervistë...
Politike
30 Janar 2025, 16:25
M.B
Taulant Balla dhe Xhelal Mziu
TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka replikuar ndaj demokratë...
Politike
30 Janar 2025, 16:15
M.B
Foto ilustruese
STRASBURG- Eurodeputetët i kanë thënë emisarit në largim të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, se q...
Politike
30 Janar 2025, 16:08
B.Z
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar nga foltorja e kuvendit se nëse në zgjedhjet e 11 Majit, nuk v...
Politike
30 Janar 2025, 15:57
M.B
Foto nga ceremonia
TIRANA- Në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" i është dhënë lamtumira Kryepeshkopit Anastas Janullatos...
Politike
30 Janar 2025, 15:59
B.Z
Taulant Balla
TIRANË - Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka akuzuar opozitën se kjo e fundit ë...
Politike
30 Janar 2025, 15:47
M.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANA- Deputeti Enkelejd Alibeaj mbajti fjalën sot në parlament ku i bëri thirrje deputetëve të votojnë...
Politike
30 Janar 2025, 15:41
E. D
Niko Peleshi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi iu përgjigj në seancën e sotme a...
Politike
30 Janar 2025, 15:43
B.Z
TIRANË - Deputeti Lefter Gështenja, ka ngritur shqetësim gjatë seancës së sotme plenare se sipas tij pjesa më e madhe t&eum...