30 Janar 2025, 09:23
Nga N.F
Vlorë
VLORË-Një operacion antidrogë është finalizuar në Vlorë. Mësohet se nga ky operacion janë vënë në pranga 2 persona. Policia bën me dije se të arrestuarit janë Kujtim Metaj dhe Viktor Jaupaj.
Ata tranportonin sasi të të lëndëve narkotike në Vlorë për t’ua shitur të tjerëvë që i shpërndanin në doza. Nga ky operacion janë sekuestruar 3.4 kilogramë kokainë dhe 133 gramë heroinë, me vlerë rreth 810 000 euro. Policia ka kryer kontroll në banesën e Jaupajt në Fier ku gjetën dhe sekuestruan 2 kg e 979 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe 133 gramë lëndë të dyshuar narkotike heroinë.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/ Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale, me mbështetjen e inteligjencës informative, operacioni policor i koduar “VORTEX”. Transportonin sasi të lëndëve narkotike në Vlorë, për t’ua shitur shtetasve të tjerë që i shpërndanin në doza, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen rreth 3.4 kilogramë kokainë dhe 133 gramë heroinë, me vlerë rreth 810 000 euro.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me ata të Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar, pas 4 javësh hetime, operacionin policor të koduar “VORTEX”.
Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasit V. J., 53 vjeç, dhe K. M., 37 vjeç, të dy banues në Fier. Në fshatin Novoselë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin V. J. dhe pasagjer shtetasin K. M., në të cilin, gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar 400 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila dyshohet se po transportohej në qytetin e Vlorës, për t’u shitur.
Në vijim të veprimeve, strukturat e DVP Vlorë mbështetur dhe nga shërbimet e DVP Fier, ushtruan kontroll në banesën e shtetasit V. J., në Fier, ku gjetën dhe sekuestruan 2 kg e 979 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe 133 gramë lëndë të dyshuar narkotike heroinë. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike në sasi të mëdhaja në Fier, e transportonin atë drejt Vlorës, ku më pas ua shitnin shtetasve të tjerë, të cilët e shpërndanin në doza.
Lënda narkotike, së bashku me 3 peshore elektronike, 3 celularë dhe automjetin që këta shtetas përdornin për transport, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijon intensivisht puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
arrestohen dy persona ne vlore kapen me droge
Aktualitet
30 Janar 2025, 09:12
N.F
Kukës
KUKËS- Vendi ynë është përfshirë që ditën e djeshme nga moti i keq. Reshjet e dendura shiu "pushtua...
Aktualitet
30 Janar 2025, 08:57
r.ll
DURRËS- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut gjatë 2...
Aktualitet
30 Janar 2025, 08:39
r.ll
spak
TIRANË- Aranita Brahaj, drejtoresha ekzekutive e Open Data Albania është shprehur se ndihma e SHBA për SPAK ishte dhënë...
Aktualitet
30 Janar 2025, 08:26
r.ll
pamje nga homazhet
TIRANË- Ditën e sotme do të kryhet ceremonia mortore për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, pas mbarimit t&...
Aktualitet
30 Janar 2025, 07:18
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në tregun e pasurive të paluajtshme në Tiranë vijon të mbetet problem stoku i apartamenteve të p...
Aktualitet
30 Janar 2025, 07:17
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria u rendit në vendin e katërt në Europë, pas Estonisë, Finlandës dhe Italis&e...
Aktualitet
30 Janar 2025, 07:13
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike me mbizotë...
Aktualitet
29 Janar 2025, 22:51
Ëngjell Cani
TIRANË - Ëngjëll Cani, babai i 14-vjeçarit që mbeti i vrarë me thikë nga bashkëmoshatari i tij ...
Aktualitet
29 Janar 2025, 22:37
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Babai i 14-vjeçarit Martin Canit që humbi jetën në afërsi të shkollës “Fan Noli&r...
Aktualitet
29 Janar 2025, 22:13
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Një incident është regjistruar këtë të mërkurë me një avion të linjës ...