Aktualitet

Rrëshqitje gurësh dhe dherash nga moti i keq në Kukës, probleme me qarkullimin në disa rrugë, situatë problematike në aksin kombëtar Kukës-Qaf Mali-Pukë

Gjatë natës dhe në mëngjes në këtë segment nuk kishte asnjë punonjës apo mjet të firmës kontraktuese për largimin e dherave e gurëve në rrugë.

30 Janar 2025, 09:12 Nga N.F
Rrëshqitje gurësh dhe dherash nga moti i keq në Kukës,
Kukës

KUKËS- Vendi ynë është përfshirë që ditën e djeshme nga moti i keq. Reshjet e dendura shiu "pushtuan" qytetet e vendit ndërsa janë regjistruar edhe problematikat e para. Në qarkun eKukësit ka probleme në lëvizjen e akseve nacionale e rurale.

Mësohet se akset rrugore si Kukës-Bushtricë, Kukës-Shishtavec, Krumë-Kam-Tropojë, Bajram Curri-Fierz-Qaf Mali vijojnë të jenë të përfshira nga rënja e gurëve e dherave. Situata paraqitet problematike në aksin kombëtarë Kukës-Qaf Mali-Pukë ku nga segmenti Kolsh-Qaf Shllak ka prezencë të gurëve e dherave në rrugë, ndërsa njëra korsi vende vende është e bllokuar nga gurët e dherat.

Gjatë natës dhe në mëngjes në këtë segment nuk kishte asnjë punonjës apo mjet të firmës kontraktuese për largimin e dherave e gurëve në rrugë. Ky aks është i përfshirë edhe nga mjegulla e dendur çka vështirëson më tej kalimin për shkak të kufizimit të fushpamjes.

moti i keq kukes

Sondazh

Poll