Aktualitet

Moti i keq/ Avioni nuk arrin të ulet në Tiranë dhe kthehet sërish në Bari, pasagjerët në panik

Mësohet se piloti i avionit pas disa tentativave vendosi të mos ulet në pistë për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe i ktheu pasagjerët sërish në Bari.

29 Janar 2025, 22:13 Nga B.Z
Moti i keq/ Avioni nuk arrin të ulet në Tiranë dhe kthehet
Foto ilustruese

TIRANË - Një incident është regjistruar këtë të mërkurë me një avion të linjës Bari-Tiranë. Mësohet se piloti i avionit pas disa tentativave vendosi të mos ulet në pistë për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe i ktheu pasagjerët sërish në Bari.

Mediat e huaja shkruajnë se situata ka shkaktuar panik tek pasagjerët të cilët ishin njoftuar nga piloti se avioni kishte dhe mungesë karburanti. Raportohet se në fund pasagjerët, të cilët duhet të kishin mbërritur në Shqipëri para orës 11:00, zbarkuan pasdite në gjendje të mirë shëndetësore.

fluturim bari-tirane

Sondazh

Poll