29 Janar 2025, 21:19
Nga B.Z
Avokati
TIRANË - Emisioni investigativ “Fiks Fare” denoncoi avokatin, Arbër Qehajaj, i cili ka kërcënuar një qytetare që ngriti shqetësimin për mashtrim.
Përveç saj, avokati ka kërcënuar edhe gazetarët e Fiks Fare. Pas transmetimit të emisionit mbrëmjen e djeshme, policia e Tiranës njofton sot se ndaj avokatit ka nisur procedimi në gjendje të lirë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Q., 43 vjeç, sepse ka kanosur gazetarët e emisionit investigativ ”Fiks Fare”, pas transmetimit në këtë emision, më datë 27.01.2025, të një videoje ku shfaqet shtetasi A. Q. duke mashtruar një shtetas tjetër, në lidhje me një akt padi për ta dërguar në gjykatë për zgjidhjen e martesës“-thuhet në njoftimin e policisë.
Gazetarët e Fiksit u përballen me avokatin Qehajaj, i cili për t’i intimiduar i cilësoi si gjobëvënës. “Ju vini gjoba dhe mashtroni”, i tha avokati gazetares, kur kjo e fundit i kërkoi shpjegime për mashtrimin që i kishte bërë qytetares, duke i marrë 500 mijë lekë dhe duke mos i depozituar kërkesë padinë.
Ndërsa kërcënimet për qytetaren që e denoncoi avokati i bëri me telefon, duke i thënë se kjo gjë që ajo i ka bërë është e barabartë me vrasjen e vëllait. “Unë e di ku e ka shpinë ai plaku, vjehrri jot dhe do shkoj të kujdesem për të”, thotë avokati.
Kur gazetarët i kërkojnë që të përballen për akuzat që ai kishte drejtuar, ai kërcënoi gazetaren: “Ti eja, por mendohu a do kthehesh gjallë” thotë avokati, ndërkohë që pretendon se e bëri çdo gjë në gjaknxehtësi e sipër dhe se askush nuk kërkoi para.
E gjithë historia filloi nga emisioni i mbrëmjes së ditës së hënë, ku një qytetare e denoncoi në Fiks Fare pasi e kishte paguar për një kërkesë padi- divorci, padi që nuk u dorëzua kurrë në gjykatë. Ndërkohë, denoncuesi që jetonte jashtë vendit i kishte thënë se e kishte depozituar, për të mos harruar që kërkesën e kishte firmosur vetë në vend të klientit.
Këto mashtrime të tij u vërtetuan nga emisioni “Fiks Fare”, të cilin për të dalë nga situata, avokati e cilësoi si gjobëvënës, duke vazhduar sagën e mashtrimeve./Top Channel
policia hetim
Aktualitet
29 Janar 2025, 21:17
E. D
motrat Nikolli
TIRANË- Artur Thomaraj, babai i 29-vjeçarit që humbi jetën nga tritoli në Elbasan, Enea Thomaraj thotë se nu...
Aktualitet
29 Janar 2025, 21:11
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu që u provua të kishte lidhje me bandat kriminale të qytetit, ka dek...
Aktualitet
29 Janar 2025, 21:01
E. D
Enea Thomaraj
TIRANË- Por Gledian Muka, nuk është i pafajshmi i vetëm të cilit plumbat i kanë marrë jetën në k...
Aktualitet
29 Janar 2025, 20:39
E. D
pamje nga permbytjet
DURRËS- Qyteti i Durrësit u përfshi ditën e sotme nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë shkaktu...
Aktualitet
29 Janar 2025, 20:18
B.Z
Foto ilustruese
DURRËS - Pas përmbytjeve të regjistruara këtë të mërkurë në Durrës si pasojë e motit...
Aktualitet
29 Janar 2025, 20:18
E. D
foto ilustruese
ITANË- Por çfarë ndodhi atë mbrëmje të 21 Korrikut 2024 në qytetin e Memaliaj? Tragjedia ndodhi pik&eu...
Aktualitet
29 Janar 2025, 20:07
B.Z
Fisi Kalemi
MEMALIAJ - Edhe pse kanë kaluar rreth 6 muaj që nga masakra e Memaliajt, ku humbën jetën tre personi dhe mbeti i plagosur n...
Aktualitet
29 Janar 2025, 19:50
B.Z
MEMALIAJ - Tre të vrarë dhe një i plagosur ishte bilanci i një atentati të ndodhur mbrëmjen e 20 korrikut 2024 që tronditi ...
Aktualitet
29 Janar 2025, 19:40
Foto ilustruese
GJIROKASTËR - Moti i keq me reshje të dendura shiu që ka pushtuar vendin ditën e sotme ka shkaktuar probleme dhe në...
Aktualitet
29 Janar 2025, 18:21
M.B
Arvin Dibra
TIRANA- Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka vendosur mbulimin e shpenzimeve të mjekimit për mjekun Arvin Dib...