Aktualitet

Përmbytjet në Durrës/ Probleme në parajsën e politikanëve të dënuar, ujërat e zeza futen nëpër qeli

Raportohet gjithashtu se të afërmit e të burgosurve kanë kontaktuar me avokatët dhe mediat, për të bërë publik shqetësimin dhe për të kërkuar masa në një situate alarmante ku gjendet burgu.

29 Janar 2025, 20:18 Nga B.Z
Përmbytjet në Durrës/ Probleme në parajsën e
Foto ilustruese

DURRËS - Pas përmbytjeve të regjistruara këtë të mërkurë në Durrës si pasojë e motit të keq, kanë shpërthyer ujërat e zeza në burgun që ndodhet në zonën e ish-kënetës.

Raportohet se ujërat kanë shpërthyer në katin e parë të këtij institucioni, ndërsa të burgosurit kanë ngritur alarmin se kjo situatë mund të bëhet rrezik për përhapjen e sëmundjeve infektive. Raportohet gjithashtu se të afërmit e të burgosurve kanë kontaktuar me avokatët dhe mediat, për të bërë publik shqetësimin dhe për të kërkuar masa në një situate alarmante ku gjendet burgu. 

Burgu i Durrësit, është raportuar si institucioni me kushtet më të mira që strehon afërsisht mbi 300 të paraburgosur në Shqipëri, mes tyre edhe ata që njihen si 'të burgosurit VIP'. Ky institucion u pa si ideal pas nisjes së arrestimit të politikanëve të parë të lartë e më pas u bë “shtëpia” e mëse një duzine politikanësh e personazhesh VIP.

Zyrtarët e lartë që vuanin në paraburgimin e Durrësit ishin ish-ministri Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako, ish- kryetari i bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, ish-kryetari i bashkise se Bulqizes Lefter Alla, ish kryetari i Fushë Arrësit, Fran Tuci, ish-prokurori Xhevahir Lita, ish-drejtori i forcave Operacionale, Oltion Bustri, etj.

durre permbytje

Sondazh

Poll