Aktualitet

Përmbytet Durrësi/ Makina dhe rrugë të zhytura në ujë, problematika në qarkullimin e qytetarëve (VIDEO)

Akset rrugore janë nën pushtetin e ujit, ndërkohë që qarkullimi në rrugë për këmbësorēt dhe automjetet është thuajse i pamundur.

29 Janar 2025, 20:39 Nga E. D
Përmbytet Durrësi/ Makina dhe rrugë të zhytura në
pamje nga permbytjet

DURRËS- Qyteti i Durrësit u përfshi ditën e sotme nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë shkaktuar probleme në disa zona të caktuara. Edhe pas pushimit të reshjeve akset rrugore janë nën pushtetin e ujit, ndërkohë që qarkullimi në rrugë për këmbësorēt dhe automjetet është thuajse i pamundur.

Siç shihet edhe në pamje niveli i ujit ka kaluar trotuaret, duke vështirësuar tej mase qarkullimin jo vetëm të këmbësorëve, por edhe të automjeteve. Ndërkohë uji ka hyrë edhe në disa banesa.

moti keq ne durres

Sondazh

Poll