Bota

I dërguari i Trump për Lindjen e Mesme vizitoi dje Gazën, sot pritet të takohet me Netanyahun

Witkoff udhëtoi për në Korridorin Nejarim, një brez strategjik toke që përçart Gazën, i shoqëruar nga Ministri i Çështjeve Strategjike të Izraelit, Ron Dermer.

29 Janar 2025, 14:50 Nga r.ll
I dërguari i Trump për Lindjen e Mesme vizitoi dje Gazën, sot
steve witkoff

IZRAEL- I dërguari special i Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ka vizituar ditën e djeshme Gazën. Kjo shënon vizitën e parë të një zyrtar amerikan në enklavë në më shumë se një dekadë. 

Witkoff udhëtoi për në Korridorin Nejarim, një brez strategjik toke që përçart Gazën, i shoqëruar nga Ministri i Çështjeve Strategjike të Izraelit, Ron Dermer.

Në këtë pikë të veçantë, ka edhe oficerë të ushtrisë amerikane, të cilët marrin pjesë në procesin e kontrollit të automjeteve palestineze që kthehen në veri të Gazës.

Witkoff pritet të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të mërkurën vonë, përpara lirimit të planifikuar të tre pengjeve të tjerë izraelitë që mbahen në Gaza.

steve witkoff lindja e mesme benjamin netanyahu gaza

Sondazh

Poll