Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme, parashikimi i motit për sot

Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata të izoluara afatshkurtra në pjesën e parë të ditës, ndërsa në orët e vona të pasdites pritet që i gjithë vendi të përfshihet nga reshje shiu me intensitet mesatar.

29 Janar 2025, 07:15 Nga N.F
Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme, parashikimi i motit
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike me mbizotërim të motit të vranët dhe me reshje të herapsherëshme shiu prej orëve të para të 24-orëshit e gjatë gjithë ditës (me ndëprerje). Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata të izoluara afatshkurtra në pjesën e parë të ditës, ndërsa në orët e vona të pasdites pritet që i gjithë vendi të përfshihet nga reshje shiu me intensitet mesatar.

Në Alpe dhe relievet e larta malore në verilindje-juglindje do të kemi rikthim të reshjeve të dëborës, me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 8-13m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3ballë.


Temperaturat parashikohen:


në zonat malore 4 deri 12°C

në zonat e ulëta 7 deri 18°C

në zonat bregdetare 10 deri 18°C

parashikimi i motit

Sondazh

Poll