Sport

Al Nassr arrin marrëveshjen me Bayer Leverkusen: 70 milionë për sulmuesin Boniface, vizita mjekësore tashmë e kryer…

Megjithatë, Bayer duhet së pari të gjejë një zëvendësues për 24-vjeçarin nigerian, përndryshe marrëveshja do të bjerë dhe Boniface nuk do të startojë në këtë afat kalimtar dimëror.

29 Janar 2025, 08:00 Nga DOSJA

Al Nassr arrin marrëveshjen me Bayer Leverkusen: 70 milionë për

GJERMANI - Negociatat mes Al Nassr dhe Bayer Leverkusen për Victor Boniface janë përfundimisht të avancuara. Sipas asaj që raporton Kicker.de, dy klubet kanë arritur një marrëveshje parimore për transferimin e sulmuesit nigerian të lindur në vitin 2000. Janë përcaktuar detajet, shuma e marrëveshjes duhet të jetë afër 70 milionë euro.

Tashmë duhet të përpilohen kontratat e transferimit, mësojmë nga gazeta gjermane, por siç u përmend, tashmë është arritur një marrëveshje verbale mes klubeve, të cilët kanë negociuar intensivisht që nga dita e djeshme.

Lajmi i fundit është se Boniface tashmë ka kryer dhe ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore për t'u bërë një lojtar i ri i Al-Nassr, duke qenë se rrethi i lojtarit ka dhënë miratimin e tij për mbylljen e operacionit prej disa kohësh.

Analizat mjekësore, të cilat janë kryer pavarësisht se ai ka munguar në stërvitjen e djeshme në prag të ndeshjes kundër Sparta Pragës në Champions League.

Kjo tregon se nuk ka më pengesa serioze për suksesin e marrëveshjes dhe nëse gjithçka shkon siç pritej, shitja e Boniface do të bëhet një nga më të shtrenjtat në historinë e Bayer Leverkusen.

Ndërkohë, megjithatë, Bayer duhet së pari të gjejë një zëvendësues për 24-vjeçarin nigerian, përndryshe marrëveshja do të bjerë dhe Boniface nuk do të startojë në këtë afat kalimtar dimëror. Deri më sot, kandidati më serioz është Evan Ferguson, një qendërsulmues 20-vjeçar nga Brighton.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll