Aktualitet

U kap me kokainë dhe 38 mijë euro cash në banesë, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Itali

Mediat vendase bëjnë të ditur se gjatë kontrollit 23-vjeçarit i është gjetur mbi gjysmë kilogrami kokainë e pastër dhe 38 mijë euro cash të pajustifikuara, që dyshohet se janë produkt i aktivitetit të paligjshëm.

28 Janar 2025, 17:32 Nga E. D
U kap me kokainë dhe 38 mijë euro cash në banesë, arrestohet
foto ilustruese

ITALI- Policia italiane ka vënë në pranga një 23-vjeçar shqiptar për trafik të lëndëve narkotike dhe pastrim parash. Mediat vendase bëjnë të ditur se gjatë kontrollit 23-vjeçarit i është gjetur mbi gjysmë kilogrami kokainë e pastër dhe 38 mijë euro cash të pajustifikuara, që dyshohet se janë produkt i aktivitetit të paligjshëm.

I nënshtruar një kontrolli në rrugë, shqiptari nuk ka mundur dot që të shpjegojë se ku po shkonte, duke tërhequr vëmendjen e karabinierëve. Për më tepër, nervozizmi i tij bëri që karabinierët të kryenin një kontroll personal dhe automjetesh fillimisht dhe më pas një kontroll shtëpie.

policia italiane

Sondazh

Poll