Aktualitet

Humbi jetën të shtunën në Athinë, mbërrin në Tiranë trupi i Kryepeshkopit Anastas Janullatos

Besimtarët janë mbledhur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” për homazhe në nderim të kreut të Kishës Ortodokse, i ndarë nga jeta në një spital në Athinë disa ditë më parë.

28 Janar 2025, 15:55 Nga E. D

Humbi jetën të shtunën në Athinë, mbërrin në

TIRANË- Arkëmorti me trupin e pajetë të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastasi ka mbërritur në Tiranë. Besimtarët janë mbledhur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” për homazhe në nderim të kreut të Kishës Ortodokse, i ndarë nga jeta në një spital në Athinë disa ditë më parë.

Arkëmotri me trupin e pajetë të Kryepeshkopit Anastas Janullatos mbërriti në tokën shqiptare mëngjesin e kësaj të marte përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës. Pasi aty u zhvillua një ceremoni nderimi, arkivoli iu drejtua Gjirokastrës ku u kryen homazhe në Kishten Ortodokse me pjesëmarrjen e dhjetëra besimtarëve. Homazhet në nderim të Janullatos do të zgjasin dy ditë. Ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e enjte në orën 11.00.

anastas janullatos

Sondazh

Poll