Aktualitet

U ndje keq në sallën e Gjykatës së Apelit, ndërron jetë në QSUNT avokati Gjovalin Ulndreaj

Mësohet se Ulndreaj nuk ishte ndjerë mirë gjatë seancës dhe ishte transportuar menjëherë drejt urgjencës së QSUNT, por nuk ka mundur të mbijetojë. 

28 Janar 2025, 15:55 Nga B.Z
U ndje keq në sallën e Gjykatës së Apelit, ndërron
Foto ilustruese

TIRANË - Avokati Gjovalin Ulndreaj ka humbur jetën gjatë një seance gjyqësore që po mbahej mesditën e sotme. Mësohet se Ulndreaj nuk ishte ndjerë mirë gjatë seancës dhe ishte transportuar menjëherë drejt urgjencës së QSUNT, por nuk ka mundur të mbijetojë. 

Njoftimi:

Sot në datë 28.01.2025, rreth orës 12:00, në një prej sallave të gjykimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, po zhvillohej një gjykim penal ku merrte pjesë në cilësinë e mbrojtësit edhe avokati z. Gjovalin Ulndreaj, anëtar i Dhomës së Avokatëve Shkodër.

Gjatë zhvillimit të gjykimit, avokati ka shfaqur probleme serioze shëndetësore, duke sjellë ndërprerjen e menjëhershëm të procesit dhe dhënien e ndihmës së parë nga personat e pranishëm, deri në mbërritjen e shërbimit të Urgjencës QSUNT Tiranë.

Në vijim të komunikimit me familjarët e avokatit, u bë me dije se, fatkeqësisht avokati kishte ndërruar jetë në ambientet e spitalit.

Trupa gjyqësore e kësaj Gjykate dhe stafi administrativ, duke vlerësuar kontributin në procesin e dhënies së drejtësisë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve të të ndjerit avokatit Gjovalin Ulndreaj.

 

gjovalin ulndreaj

Sondazh

Poll