“Topi i Artë 2024”/ Presidenti Duka: “Kjo ditë është kurorëzim i gjithçkaje që kemi arritur së bashku në futbollin shqiptar”...
TIRANE - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mbajti një fjalim përshëndetës gjatë Mbrëmjes Gal...
Ish-trajneri i njohur Sulejman Mema dorëzon trofetë për 11 lojtarët më të spikatur të “Abissnet Superiore”

TIRANE - Ashtu si në çdo edicion tjetër, përveç çmimeve individuale të dhënë për futbollistët shqiptarë të cilët kanë spikatur me paraqitjet e tyre përgjatë vitit 2024, është shpallur edhe formacioni më i mirë i vitit.
Për të shpallur emrat e fituesve është ftuar në skenë Sulejman Mema, ish-trajneri i njohur shqiptar. Mema lexoi emrat e fituesve të përcaktuar sipas votimit të bërë nga gazetarët e emisioneve sportive në televizionet shqiptare.
Nga porta në sulm, 11 lojtarët të cilët kanë qenë vendimtarë me klubet e tyre përgjatë vitit 2024 janë këto: Alen Sherri (portier), Edison Ndreca (mbrojtës), Renato Malota (qendërmbrojtës), Arbenit Xhemajli (qendërmbrojtës), Arsid Kruja (mbrojtës), Arinaldo Rrapaj (mesfushor), Albano Aleksi (mesfushor), Arbin Zejnullai (mesfushor), Ermir Rashica (sulmues), Bekim Balaj (sulmues) dhe Baton Zabërgja (sulmues).
11 futbollistët u ngjitën në skenë dhe tërhoqën çmimet, teksa nuk munguan falënderimet e rastit dhe një foto e të gjithë ekipit së bashku.

B.T (Dosja.al)
TIRANE - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mbajti një fjalim përshëndetës gjatë Mbrëmjes Gal...
TIRANE - Një nga çmimet më të rëndësishme të Mbrëmjes Gala “Topi i Artë” 2024 ishte padyshim edhe &...
TIRANE - Në mbrëmjen gala të organizuar sonte nga FSHF në Teatrin e Operas dhe Baletit, dy nga çmimet më të veçant...
TIRANE - Juxhin Xhaja është zgjedhur “Arbitri i Vitit” 2024 në Mbrëmjen Gala të organizuar nga FSHF. Xhaja, një nga...
TIRANE - Bekim Balaj shënoi gola të rëndësishëm dhe me skuadrën e Vllaznisë, luftoi deri në fund për titullin kam...
SPANJE - Një vizitë e këndshme që Getafe pati këtë të hënë në Coliseum. Marc Cucurella, ish-lojtar i Az...
BELGJIKE - Radja Nainggolan është arrestuar nga policia belge me akuzën e trafikut të drogës. Një rast, ku futbollisti, i cili n...
ANGLI - Michael Oliver, gjyqtari i njohur i Premier Legue, është ndaluar të drejtojë ndeshje të një skuadre angleze, ndërsa P...
KOSOVE - Në vazhdën e angazhimit të ish-futbollistëve të Kombëtares në role të ndryshme në Federatën e Futboll...
SPANJE - Klubeve spanjolle nuk u dalin llogaritë pasi në këtë merkato të janarit, La Liga renditet e 25-ta në Europë mes kamp...